3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hulumtimi i “New York Times”: Si pasurohen oligarkët, mafia dhe populistët me paratë e Bashkimit Evropian

Më të lexuarat

E përditshmja amerikane New York Times, ka realizuar një investigim në 9 shtete, përgjatë gjithë vitit 2019, duke nxjerrë në dritë disa të vërteta skandaloze në lidhje me përdorimin që u bëhet fondeve dhe subvencioneve të BE-së.

Çdo vit, blloku 28-anëtarësh akordon 65 miliardë dollarë në formë subvencionesh për bujqësinë, qëllimi i të cilëve është të ndihmojë fermerët në të gjithë kontinentin dhe mbajtur gjallë komunitetet rurale. Por, sipas gjetjeve të investigimit të gazetarëve të Nju Jork Tajms, pjesa më e madhe e këtyre parave shkojnë tek një grusht njerëzish që janë të lidhur me pushtetin.

Sipas gazetës, Kryeministri i Republikës Çeke ka përftuar dhjetëra miliona dollarë në subvencione vitin që kaloi, ndërkohë që subvencionet kanë shkuar edhe për toka bujqësore që u janë grabitur pronarëve, me mënyra mafioze, në Sllovaki dhe në Bullgari.

Ironia e fatit sipas NYT është se programi i mbështetjes së bujqësisë, i cili ishte një prej mjeteve më të rëndësishme për formimin e Bashkimit Evropian, sot është duke u shfrytëzuar nga po ato forca antidemokratike që e kërcënojnë nga brenda Unionin. Dhe kjo ndodh për shkak se qeveritë në Evropën Qendrore dhe Lindore, të udhëhequra nga populistët, kanë një zë të fortë në mënyrën si shpërndahen subvencionet që e kanë burimin tek paratë e taksapaguesve evropianë.

Gazetarët e të përditshmes amerikane, pas një investigimi që kanë kryer në në nëntë vende për pjesën më të madhe të vitit 2019, kanë nxjerrë në dritë një sistem subvencionesh i cili është qëllimisht jo transparent, dëmton objektivat mjedisore të BE dhe është i mbështjellë në korrupsion.

Dhe pse ndodh? Sepse makineria e Evropës në Bruksel e lejon, për shkak se nëse do i kundërvihej, do të ndryshonte një program i cili ndihmon për të mbajtur në këmbë një union shumë të brishtë, sipas gazetës. Sepse udhëheqësit evropianë vërtet nuk bien dakord për shumë gjëra, por ama kur vjen puna tek subvencionet bujare dhe fshehtësinë e shpërndarjes së tyre, në këtë pikë të gjithë kanë dakordësi.

Çfarë u zbulua?

Subvencionet mbi bujqësinë kanë ndihmuar për të hedhur bazat e Bashkimit Evropian të sotëm. Sot, ato ndihmojnë për të legjitimuar një lloj feudalizmi modern, ku fermerët e vegjël janë totalisht të varur nga baronët e tokave që kanë lidhje politike.
Bashkimi Evropian akordon 65 miliardë dollarë për fermerët çdo vit. Eshtë shuma më e madhe në buxhetin e BE dhe një prej programeve më të mëdhenj të subvencioneve në botë.
Në qendër të programit është ideja që njerëzit duhet të paguhen në bazë të sasisë së tokës që punojnë. Sistemi supozohet që të ndihmojë fermerët punëtorë që të stabilizojnë ofertën ushqimore të Evropës.
Por në ish vendet e bllokut sovjetik, ku qeveria është pronare e një sasie të madhe të tokës bujqësore, udhëheqësit si ai i Hungarisë Viktor Orban, kanë shitur në ankand toka bujqësore tek aleatët politikë dhe pjesëtarët e familjes. Dhe pas tokës, vijnë subvencionet.
Një kompani e formuar nga ish Kryeministri çek, Andrej Babis, mori të paktën 42 milion dollarë subvencione vetëm gjatë vitit që kaloi.
Në Bullgari, subvencionet kanë pasuruar elitën agrare. Akademia bullgare e shkencave ka zbuluar se 75 % e subvencioneve në buqjësi përfundojnë në duart e afro 100 personave apo sipërmarrjeve. / bota.al

Investigimin e plotë të New York Times mund ta lexoni këtu:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit