Ata që ushqehen me gjalp kanë një nivel të ulët të ankthit, nuk kanë depresion dhe niveli i të mësuarit është tejet pozitiv”, tha Harzadın
EFSUN ERBALABAN YILMAZ
“Margarina nxit depresionin”, ndërsa gjalpi “ndikon pozitivisht në të mësuarit”, tregon një hulumtim i zhvilluar nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Dokuz Eylül në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir.
Prof. Dr. Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, foli lidhur me hulumtimin e zhvilluar mbi minjtë.
Ajo tregoi se kanë ushqyer minjtë me ushqime që kanë 10 për qind vajra dhe kanë hulumtuar se si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre.
Harzadın potencoi se si rezultat i punimit shkencor, kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.
“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundeshin të vendosin se ku të shkojnë. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në korteksin prefrontal, gjegjësisht pjesën për vendime të trurit”, tha Harzadın.
Margarina shkakton depresion
“Niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatshme, të relaksuara. Gjithashtu edhe kapaciteti i të mësuarit ishte i lartë tek ato”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se periudha kohore e testimit tek minjtë prej 2 muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu.
Harzadın, gjithashtu duke folur për hulumtimin e bërë me margarinë, tha se në këtë kategori rezultatet janë “dëshpëruese”.
“Simptomat e depresionit më lartë ishin në këtë grup”, tha Harzadın.
Sipas saj, rezultatet më të mira gjatë hulumtimit i kanë marrë në testimet me gjalpin. Ajo e klasifikoi këtë rezultat si mrekulli. “Ata që ushqehen me gjalp kanë një nivel të ulët të ankthit, nuk kanë depresion dhe niveli i të mësuarit është tejet pozitiv”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se në ushqim duhet të preferohet gjalpi dhe vaji i ullirit./aa