-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Huliganët maqedonas demolojnë një Xhami në Shkup – Foto

Më të lexuarat

Sot në orët e hershme të mëngjesit është demoluar Xhamia e lagjes Nerez të Shkupit. Banorët e kësaj lagje janë përballur me një befasi aspak të këndshme kur kanë shkuar ta falin namazin e mëngjesit. Xhamia që ndodhet në këtë lagje është demoluar nga persona tani për tani të panjohur kurse janë shkruar edhe disa fjali në gjuhën maqedonase.

Policia njofton se është në kërkim të autorëve, ndërohë raportohet se sulmuesit nuk kanë arritur të hyjnë brenda në xhami.

Kryetari I këshillit të xhamisë, Ejup Sali, ka shprehur keqardhjen për ngjarje të tilla ku dëmtohen objekte fetare dhe shpirtërore. Ai shpreson se Ministria e Punëve të Brendshme do të zbolojë shpejt autorët e krimit të cilët lëndojnë dhe acarojnë ndjenjat e besimtarëve.

Në lagjen Nerez 90% e popullatës është shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin sulme të ngjashme. Kohë më parë, e njëjta xhami është thyer dhe vjedhur edhe dy herë të tjera. Fatkeqësisht, asnjëherë autorët e krimit asnjëherë nuk janë zbuluar./Albtime – Almakos Foto Radio Vati/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit