0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Huawei kontratë 4G me Volkswagen

Më të lexuarat

Gjiganti kinez i telekomunikacionit Huawei njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje licencimi me një furnizues të Volkswagen, që do të lejojë teknologjitë e tij 4G të përdoren në automjetet e prodhuesit gjerman.

Grupi privat me qendër në Shenzhen (Kina jugore) ka kërkuar për disa muaj që të diversifikohet në të gjitha drejtimet, për shkak të sanksioneve amerikane që prishin zinxhirin e tij të furnizimit dhe prodhimin e telefonave inteligjentë.

Huawei ka shpallur marrëveshjen e re si më të rëndësishmen që ka nënshkruar ndonjëherë në sektorin e automobilave.

Marrëveshja përfshin një licencë për patentat 4G të Huawei-t dhe do të zbatohet për automjetet e Volkswagen që përdorin lidhje pa tel.

“Ne jemi të kënaqur që një kompani udhëheqëse e teknologjisë së komunikimit ka licencuar patentat thelbësore të komunikimit celular te një nga furnizuesit tanë”, tha Volkswagen në një deklaratë.

Gjiganti gjerman beson se kjo kontratë “është një model i suksesshëm i bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë midis industrisë së lëvizjes dhe asaj të informacionit dhe komunikimit”./Ervo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit