Bashkë me modelin fillestar Desire 320, HTC në CES 2015 ka prezantuar edhe modelin tjetër mesatar të telefonit – Desire 826. I dizajnuar të jetë pasardhësi i Desire 820, HTC Desire 826 sjell ekranin e madh me 5.5-inç në 1080 x 1920 piksel, 2GB RAM dhe procesorin 64-bit octa-core Snapdragon 615 me katër bërthama në 1.7GHz dhe katër tjera në 1GHz. Këto performanca e radhisin këtë model në pjesën e sipërme të telefonave mesatar, pasi që i njëjti ofron edhe Android 5.0 Lollipop dhe kamerën e përparme UltraPixel për selfie të përkryer. Kamera e pasme e telefonit sjell 13MP, përderisa Desire 826 ofron baterinë me 2,600mAh, 16GB memorie si dhe portin për microSD. Ashtu si shumica e telefonave HTC, në pjesën e përparme edhe ky model është i pajisur me dëgjueset BoomSound, por çmimi i tij nuk është zbuluar ende. (Telegrafi)