HTC-ja ka shpalosur telefonat e parë të saj bazuar në Windows Phone 8, 8x dhe 8S, në një ngjarje të mërkurën në Nju York. Skema e emërtimit pasqyron telefonat e kompanisë One X dhe One S.
Duke i quajtur 8X dhe 8S produkte “heronj,” presidenti i Microsoft-it Steve Ballmer dhe presidenti i HTC-së Peter Chou shpalosën dy telefonat e rinj së bashku. 8S-ja është pak më i vogël se 8X-i, por të dy kanë “personalitet,” tha Chou, me ngjyra të theksuara primare të ngjashme me telefonat Nokia Lumia.
8X-i ka një ekran HD 4.3 inç dhe një procesor dual-core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4. 8S-ja është më i vogël dhe më pak i aftë, me një ekran 4 inç dhe një procesor dual-core 1GHz S4.
8X-i sjell kamera 8 megapikselë për Windows Phone-in, me aftësinë për të bërë shumë foto njëkohësisht dhe për të zgjedhur më të mirën. Kamera e përparme e telefonit, gjithashtu ka sensor 2.1 megapikselë, filmim videoje 1080p dhe lente f/2.0./krokodili/kohaislame