0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

HRW dënon dhunën në Falluxha dhe Ramadi

Më të lexuarat

Human Rights Watch ka dënuar abuzimet e të gjitha palëve në provincën Anbar të Irakut. Edhe pse abuzimet janë shkaktuar nga regjimi shiit i cili ka përdorur ushtrinë dhe milicitë shiite kundër popullatës së provinces sunite.

Luftimet në qytetet Falluxha dhe Ramadi kanë lënë mbi 250 njerëz të vdekur dhe mbi 13,000 familje të zhvendosura.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Nju Jork, ka thënë se metodat, me sa duket të paligjshme, të luftimeve nga të gjitha palët kanë shkaktuar viktima civile dhe dëme të rënda të pronës. Edhe pse vrasjet e civilëve dhe shkatërrimi i pronave të tyre është shkaktuar nga sulmet e regjimit shiit.

Sarah Leah Whitson, drejtore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut pranë HRW-së, ka thënë se qeveria duket se nuk bën asgjë për mbrojtjen e civilëve./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit