8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hoxhë Ulvi Fejzullahu: Disa këshilla për aktualitetin e krijuar pas këngës së “Gold Ag”

Më të lexuarat

Një emër i cili paska nam në muzikë, por ja pra që unë s’kam haber në këtë fushë!!
Detyrimisht, po të imponohet të njoftohesh edhe me disa hesape të fushave tjera.

Tani, ky djalosh me zanatin e vet ja paska thënë si rreptë disa gjërave me emër e mbiemër, e me adresë!
E gjithë ky marifet ka aktivizua debatin në rrjetet sociale, pasi që kemi edhe një numër të “xhematit” në fcb, pashë kalimthi disa komente, shpjegime, analiza, mendime, debate, fetva, e shumë çka tjetër.
Besa edhe gazetat islamofobe, dhe islamofobët u aktivizuan për ta “kryqëzuar” djaloshin në fjalë, se paska përkrahur Islamin dhe disa hoxhallarë radikal!!

– Të nderuar!

Më këtë djalosh, do të zgjedh një mënyrë tjetër komunikimi dhe atë që dëshiroj t’ia them do të bëj këtë në formën më të mirë dhe private. Lus Allahun të më udhëzoj mua dhe “Gold ag” në rrugën e Imanit, Islamit dhe Ihsanit.
Kurse juve të tjerëve që gjetet kohë dhe harxhuat energji, me dije e padije, me axhele, do t’ua kisha kujtuar këto këshilla dhe porosi, shpresoj të jeni zemër hapur. (këto këshilla vlejnë edhe për vetë Ulviun)
– Të këshillosh do të thotë t’i japësh dikujt një porosi duke e ndihmuar për t’u përmirësuar që t’i zhdukë të metat dhe të ndreqë gabimet, do të thotë ta paralajmërosh nga rreziqet, të sillet mirë dhe të veprojë si duhet. Këtë duhesh ta bësh me mjaftë edukatë dhe kompetencë.
– Por t’i japësh dikujt këshillë do të thotë t’u përmbahesh rregullave të caktuara të tërësisë së normave të sjelljes, me mjaft butësi dhe urtësi, duke iu shmangur përbuzjes, përçmimit, paragjykimit.
– Kur dëgjoni për një vëlla besimtar ndonjë fjalë, ajo ka mundësi të ketë dy kuptime, atëherë etike është që ta mbartësh në vetvete si një të mirë.
– Kur shihni gabimin e bërë nga një musliman, jeni të detyruar ta këshilloni dhe ta drejtoni, por kjo gjithsesi të behet në vetmi, jo në mënyrë publike para njerëzve.
– Besimtari këshillues asnjëherë nuk ka për qëllim përgojimin dhe publikimin e të metave.
– Ka dallim mes këshillës së dhënë me të gjitha normat etike dhe skandalit duke bërë zhurmë të madhe për gjërat e papëlqyera që janë në kundërshtim me normat morale.

Të nderuar muslimanë!

Kini frikë Allahun e Lartësuar dhe gjithashtu kini parasysh se disa këshillëdhënës dhe kritikë nëpër tubime, forume, takime, libra e gazeta bien në gabime të ndryshme. Kështu që këshilla po skandalizohet, përkujtimi po bëhet me nam, por këtë nuk e do Islami.
Besimtari duhet të jetë mburojë për besimtarin duke mos cenuar sedrën e tij. Çdo herë fjalët dhe veprat e tij duhet të arsyetohen sipas mundësive. Pa dyshim që besimtari gabon dhe rrëshqet, por ai vazhdimisht duhet të jetë i kujdesshëm në pendimin dhe kthimin e tij.
Këshilloj së pari veten dhe lus Allahun të më falë për gabimet e mia.

Nga Hoxhë Ulvi Fejzullahu

/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit