-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hoxhë Omer Berisha – Gold Ag – alltan djal

Më të lexuarat

Gold Ag – alltan djal

Një njeri që ka iman është më i shtrenjti ndër të tjerë, është si alltani mes metalesh. Nuk është njeri normal ai që gjuan alltanin e papërpunuar apo të papastër, por përpiqet ta pastrojë dhe ta rregullojë siç duket më së miri.
Gjithë kjo zhurmë, më shtyri edhe mua ta dëgjoj dhe shikoj klipin e tij dhe t’ju them drejtë: ky njeri që i beson ato fjalë, jetoka me brengat e shqiptarëve muslimanë më shumë sesa disa muslimanë praktikantë; ky njeri po shpreh zemrën e plagosur dhe të vrarë nga shkijet shqipfolës, sipas fjalorit që deri sot është marrë me të.
Po muzika?
Vëllezër dhe motra, muzika është haram por vëlla Goldi është njeri, e çdo njeri gabon. Pasi është musliman, ai është vëlla i joni dhe nëse ne duam përmirësimin e tij, nuk duhet t’i hipim mbi kokë me gjykimet tona të zjarrta në një kohë kur të tjerët ëndërrojnë ta vrasin, duan ta sakatojnë dhe bëjnë gati akuzat që në burg ta çojnë.
Haram më i madh është kurvëria e vjedhja, por shumë prej nesh me njerëz të atillë takohen, janë kolegë me ta, i dëgjojnë bisedat e tyre ndërsa arsyetohen: “boll pis është ama, të drejtën e flet”.
Harami më i madh është kufri (mosbesimi) dhe shirku (barazimi i Allahu me dikë tjetër), por të gjithë ne, shpeshherë veprime të caktuara nga ata pëlqejmë dhe miratojmë, ndërsa arsyetohemi: “qafir i madh është ama… veç shehadeti po i mungon”.
Mjaft harame të mëdha janë edhe bidatet në Fe, si p.sh. manifestimi i mevludit, por shejhul Islam Ibën Tejmije, edhe pse i qortoi për atë shpikje në Fe, pastaj thotë se ndoshta Allahu i shpërblen për nijetin e mirë që e kanë pasur. Vepra e tyre nuk shpërblehet, por nijeti i tyre ndoshta po.
Pse të mos kemi një qëndrim edhe më të butë për një vëlla që është duke u udhëzuar, duke e njohur Islamin çdo ditë e më shumë dhe i cili ka menduar se ashtu e ndihmon Fenë?
Allahu të shpërbëeftë për nijetin o alltan djal, Allahu të ndihmoftë të jesh një ndjekës i përpiktë i të Dashurit Muhamed, alejhi salatu ue selam. Bënja hallall vëllezërve tu që gjykojnë para se të mësojnë.

Omer Berisha
Imam në xhaminë Bujaria
Linz, Austri Burimi: www.islamifejaevertete.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit