Kryetari i ri i Mitrovicës, Agim Bahtiri i AKR’së e ka falur namazin e xhumasë në xhaminë e imamit Fatmri Latifi.
Imami Fatmir Latifi, i njohur në publik me thirrjen e tij për të përkrahur dhe votuar Avni Kastratin e PDK-së, ka vlerësuar gjithashtu lartë edhe nismën e mirë të Kryetarit të ri i cili edhe pas emrimit në postin e Kryetarit ka vazhduar t’i fal namazet e xhumave në Xhamitë e Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri pas faljes së xhumase në Tavnik.
Javën e kaluar ai ishte edhe në Xhaminë e Tavnikut, ndërsa këtë javë ai ishte prezent mu në Xhaminë e Shipolit ku shërben imami Fatmir Latifi. Kjo gatishmëri nga ana e kryetarit dhe mikpritja dhe vlerësimi i hoxhës për kryetarin janë një shembull i mirë i tejkalimeve të preferncave personale dhe janë shkëndija të shpresës se cështjet e interesit të përgjithshëm qytetar mund të tratjohen më mirë tash e tutje.