Kryeimami i Bashkësisë Islame në Klinë, hoxhë Blerim Musliu, në një video të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, nga qyteti i Klinës, pranë lumit ndër tjerash ka thënë: “Këto momente janë të vështira për vendin dhe frikësohemi që lumi mund të dalë nga shtrati dhe kjo gjegjësisht do të sillte përshkallzim të situatës.” Klina është prej komunave më të prekura nga vërshimet e ditës së enjte.