Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare shtetërore javën e ardhshme në Izrael.
Ai do të zhvillojë një sërë takimesh në nivele të ndryshme, duke nisur nga takimi me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.
Hoxhaj pritet të takojë përfaqësues të partive politike me ndikim në Knesset (parlamenti izarelit) si dhe do të ketë një vizitë në një prej institucioneve kryesore për tregti dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme do të mbajë një ligjëratë në Israel Council on Foreign Relations, dhe një tjetër në një universitet hebraik me audiencë të përzgjedhurish, diplomatësh, politikanësh, akademikësh e gazetarësh.
Kjo është vizita e parë shtetërore e Kosovës në Izrael.
Hashim Thaçi kishte qenë atje, por në vitin 2007 kur ishte lider i opozitës.kohaislame