2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Hoxhaj: Për veriun bisedojmë vetëm me qytetarët atje

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës po e refuzon mundësinë që në dialogun mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ku synohet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, të adresohet edhe çështja e veriut të vendit.
Koha Ditore shkruan se, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka hedhur poshtë mundësinë që në kuadër të këtij procesi, veriu i Kosovës të ketë një autonomi substanciale të shpjeguar nga disa diplomatë ndërkombëtarë.
Ditë më parë në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-i dërguari i BE-së në bisedimet për statusin, Stefan Lehne, ka thënë se për veriun e Kosovës zgjidhja e ofruar me Pakon e Ahtisaarit nuk mjafton, andaj Qeveria në Prishtinë duhet të llogarisë që në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë një balancim do të duhej të arrihej mes dëshirës së serbëve të veriut për të ruajtur pozicionet e tanishme dhe lidhjet me Serbinë, si dhe dëshirës së Prishtinës për të shtrirë sovranitetin e vet atje. Ky balancim gjendet në një “autonomi substanciale për veriun” e Kosovës.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një prononcim për “Kohën Ditore” ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se diplomatët që po i bëjnë këto deklarata janë të dy llojeve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit