2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxhaj: Njohja nga Vatikani do të ishte inspirim për shtetet tjera

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me delegatin apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, i cili është nunci apostolik për Slloveni. Ky i fundit ka premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.

Gjatë takimit, Hoxhaj e ka informuar atë për zhvillimet në Kosovë, për agjendën evropiane të Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe për njohjet e reja të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

Ai ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Vatikani për Kosovën.

Hoxhaj dhe Janusz po ashtu kanë biseduar për format e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka theksuar se njohja eventuale nga Vatikani, do të ishte inspirim për shumë vende të botës që të ndjekin shembullin e njëjtë.

“Po ashtu kjo do të ishte një mirënjohje për vuajtjet e mëhershme dhe angazhimin e fuqishëm aktual të popullit të Kosovës për ndërtimin e një shteti demokratik në përputhje të plotë me vlerat më të mira demokratike evropiane, pasi që Kosova është shtet evropian edhe me histori, edhe me gjeografi dhe me kulturë”, ka thënë Hoxhaj.

Delegati apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit