-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hoxhaj merr mbështetjen e Turqisë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të martën ka pranuar një telefonatë nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Davutoğlu ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Nga ana tjetër, ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që i kanë dhënë procesit të dialogut, procesit të njohjeve dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Dy ministrat janë pajtuar se kjo marrëveshje do të forcojë shtetësinë e brendshme dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e implementimit të saj”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë drejtim, Turqia ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në procesin e implementimit të marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po ashtu e ka falënderuar homologun turk për mbështetjen e madhe që po jep Turqia për zhvillimet në Kosovë, mbështetjen në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe mbështetjen në fushën e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit tregtar dhe shkëmbimeve në arsim, shkencë, teknologji dhe kulturë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit