Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka komentuar rastin e qytetarit vushtrrias, Sabit Beqiri, të cilin ditë më parë Bashkësia Islame në Vushtrri se kinse e detyroi që të paguajë 470 euro për anëtarësinë që kishte mbi 20 vite pa e paguar, para se një hoxhë të falte xhenazen e nënës së tij.
Hoxha ka hedhur poshtë rrëfimin e qytetarit nga Vushtria, duke shkuar aq larg sa që thotë se e gjithë kjo është një sajesë nga mediat, për të prishur imazhin e hoxhallarëve dhe të Islamit.
Imami i Mitrovicës madje thotë se Beqiri është paguar nga dikush, me qëllimin e vetëm për të ulur autoritetin e hoxhallarëve.
“Atje po don me dal se dikush e ka pagu atë fukaranë e shkretë, edhe shko ti thuaj dil ti para ekranëve televizive thuj që unë e shita viçin edhe nuk me dulen paret e viçit dhe më është dashtur më hi edhe borq për të paguar anëtarësinë. Kjo nuk ban vaki me ndodhë”, thotë imami Fatmir Latifaj.
Ai ka vazhaduar tutje duke akuzuar mediat se janë duke bërë fushatë antiislame.