2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoxha: Me drejtësi bëhet shteti!

Më të lexuarat

Bekir Halimi, hoxhë dhe  drejtori i Biblotekës “Isa Beu”, për zhvillimet e fundit në Maqedoni, të përleshjes së policisë dhe protestueseve ka shkruar në Facebook se vetëm me drejtësi mund  të ecim përpara si shtet. Porositë opozitën të jetë më e zhurshme, ngase mashtrimet e dëshmuan se kështu nuk bëhet shteti. Ai ndër të tjera tha:Kemi filluar të gjithë qytetarët e Maqedonisë të shijojmë shkopin e policisê. 
Deri më tani vetëm protestuesit shqiptarët janë rrahur, lënduar, marrë në biseda informative dhe mbyllur nga një e më shumë netë në qelitë e stacioneve policore, madje edhe janë vrarë. 
Nuk i gëzohem aspak kësaj që ndodh, mirëpo e shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga të gjithë politikanët opozitar maqedonas që ose të binden në veten e tyre se vetëm me drejtësi për të gjithë mund të ecë ky shtet përpara, ose të mos mashtrojnë edhe më tutje popullin, se mashtrimi i çon këtë shtet në shkatërrim, e bashkë me te na shkatërrojnë edhe neve.

http://youtu.be/hJwnb-auiO4

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit