Imami Jahja Davis u vesh si një i pastrehë dhe u nis për në xhaminë ku atë ditë duhej të paraqitej si imam i ri … në xhaminë e cila kishte afro 10.000 xhematlinjë.
Për gjysmë orë eci përreth xhamisë së tij të ardhshme, derisa ajo mbushej me besimtarë që vinin që ta falnin namazin e xhumasë ….. vetëm tre prej 7-10.000 njerëzve e përshëndetën atë me selam. U kërkonte njerëzve që t’i japin pak të holla për të blerë ushqime …. por asnjëri nuk ia dha asnjë qindarkë. Gjeti një vend para xhamisë dhe u ul, por erdhen dhe e lutën të shkoj e të ulet diku mbrapa. U jepte selam njerëzve të cilët ia kthenin me vështrime të zemëruara.
Rrinte ulur në një qoshe të xhamisë duke shikuar dhe dëgjuar derisa u ngrit njëri prej përfaqësusev të xhamisë dhe e njoftoi xhematin për ardhjen e imamit të ri…..
“Dua t’ju prezantoj imamin e ri … ai është Jahja Davis“
Besimtarët shikon rreth xhamisë me kurreshtje dhe ngazëllim… njeriu i pastrehë i cili ishte ulur në rreshtat e fundit të xhamisë u ngrit … shkoi në krye të xhamisë … ngazëllimi u ndërpre… të gjithë i drejtuan sytë tek ai … eci deri te mimberi dhe mori mikrofonin nga përfaqësuesi i xhamisë, u ndal për një moment e pastaj tha:
“Në Ditën e Gjykimit, Allahu, xh.sh, do të thotë:
“O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve!
“O Zot si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave?”
“A nuk e dije ti se nje ndër robërit e Mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do ta ushqeje, do të më gjeje tek ai!
„O biri i Ademit, pata etje, e ti nuk ma shuajte etjen.”
“O Zot si mund ta shuaj etjen unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave?”
„A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi kishte etje? Sikura t’ia shaujshe etjen do të më gjeje tek ai!
‘O biri i Ademit, Unë isha i sëmurë, e ti nuk më vizitove”.
“O Zot si mundem të vizitoja unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave?”
„A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi ishte i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Sikura ta vizitoje do të më gjeje tek ai!
Pasi përfundoi … shikoi në drejtim të xhematit dhe u tregoi çfarë i kishte ndodhur atë mëngjes … shumica prej tyre filluan të qajnë … pastaj ai tha …. “Sot unë shoh një grup njerish … por jo xhemat në emër të All-llahut. Kjo botë ka mjaft njerëz, por edhe jo muslimanët të vërtetë … kur do të vendosni të bëheni musliman? “
Pastaj kërkoi nga muezini të thirr ikametin për namaz.