2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hoxha i njohur nga Egjipti, Muhammed Hassan, rrëfen një ngjarje në Qabe

Më të lexuarat

Hoxha i njohur nga Egjipti, Muhammed Hassan [Allahu e ruajt!], rrëfen e thotë:

Pasha Allahun, me sytë e mi e kam parë një jemenas në Qabe, i cili kishte ngritur duart drejt qiellit ndërsa e luste Allahun e Madhëruar me një përulje, nënshtrim dhe përgjërim të madh, aq sa më bëri përshtypje të madhe. Qante.

E shkova ndërsa zemra mu rrëqeth aq sa u frikësova të më pushojë fare. Iu afrova pranë me qetësi ngase nuk doja ta shkëpus nga kjo gjendje shpirtërore në të cilën ishte. Fala dy regate dhe u ula pranë tij. Të qarit e tij më bëri të qajë dhe unë. Qëndrova goxha një kohë të gjatë pranë tij ashtu i përlotur.

Pas pak, pranë nesh kaloi një njeri bujar, i cili u prek nga ajo që pa mu ashtu sikurse unë. Iu afrua këtij njeriu dhe i dha selam – e përshëndeti, por, për shkak të thellimit në lutje dhe dua, nuk ia ktheu. Nuk e dëgjoi përshëndetjen. Ky njeriu bujar nxori nga xhepi një shumë parash dhe ia lëshoi në prehër dhe u nis. Njeriu nuk e vërejti fare këtë. Nuk e dinte se çfarë po ndodhte në prani të tij. Pas pak, uli duart nga lutja dhe kokën në shenjë pendimi e tërhoqi poshtë.

Shikoi në prehër kur ja paratë. Buzëqeshi. Pastaj qau. I ngriti duart prapë dhe filloi të lutej i përulur dhe me mallëngjim. Pasi e mbaroi, iu afrova, e përshëndeta me selam, ia putha kokën dhe i thashë: Të bëj be në Allahun të më flasësh për çështjen tënde!

Buzëqeshi dhe më tha: Po ty ç’të intereson puna ime?!
Pasha Allahun, do të më rrëfesh! Dhe fillova të qaj.
Sikur iu zbut zemra nga të qarit tim, andaj filloi të më tregonte për veten.
O biri im!

Pasha Allahun, kam ardhur në këtë vend ndërsa brengën dhe hallin tim nuk e di askush pos Tij.
Nuk e kam lutur askënd përveç Tij.
Askujt nuk i jam ankuar për hallin tim.
Thashë: “O Zot, unë jam në Shtëpinë Tënde ndërsa askënd tjetër përveç Teje nuk e kam lutur, andaj, a do të më lësh të përbuzur dhe të nënçmuar?!”
O biri im!

Pasha Allahun, më ka dhënë trefish më shumë se që e kam lutur!
O të dashurit e mi!
Kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton!
Kush mbrohet me Të, shpëton!
Kush i dorëzohet, e udhëzon!
O Allah, na begato me sinqeritet dhe mbështetje të sinqertë në Ty!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit