1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Houthinjtë e Jemenit godasin sërish Arabinë Saudite, një i vdekur

Më të lexuarat

Rebelë Houthi në Jemen lëshuan sërish raketa në drejtim të Arabisë Saudite, ku sicc njoftuan autoritetet e Riadit, shtatë sosh u kapën, por që copa të njërës prej tyre vranë një shtetas egjiptian.

Raketat u drejtuan në disa aeroporte të qyteteve jugore saudite.

Muhammad al-Bukhaiti, një zëdhënës houthi, i tha se sulmi ishte përgjigje ndaj bombardimeve të qyteteve të Jemenit dhe rrethimit të popullit jemenas nga forcat e drejtuara prej Arabisë Saudite.

Kjo u paralajmërua nga Abdul Malik al-Houthi, kreu i rebelëve që premtoi se do të përdorë armët me rreze të gjatë dhe do të rekrutojë më shumë luftëtarë kundër fqinjit verior.

Sipas tij, ato do të sfidojnë të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe jo amerikane drejt goditjes se Arabisë Saudite.

Por e vëreta është se deri më tani, forcat ushtarake saudite kanë arrtiur të eliminojnë që në ajër të gjitha raketat e lëshuara nga rebelet Houthi, për të cilat thotë se janë armatim iranian. Sulmi më paprecedent ishte mbi Mekë, ndodhur këtu e një vit më parë, por që forcat saudite arritën të fitojnë betejën në ajër duke shmangur një tragjedi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit