0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Hoti: Intervenimi amerikan në Korenë e Veriut, pak i mundshëm

Më të lexuarat

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, flet për tensionimin e raporteve SHBA -Kore Veriore, referendumin në Turqi dhe për situatën e përgjithshme politike në botë.
Profesor Hoti thotë se, çështja e Kores së Veriut është një konflikti i kahershëm dhe nuk është për tu nënçmuar, por ai nuk beson në një eskalim të skajshëm që do të çonte deri te një intervenim ushtarak i SHBA-ve ndaj ati shteti.

“Mendoj që situata në Korenë Veriore nuk duhet të nënçmohet por nuk mund të flasim për një intervenim ushtarak. Nuk mund të flitet as për një Kore Veriore të fuqishme, kuptohet pa përkrahjen e Kinës e Rusisë”, thotë Hoti.

Sipas tij, skenar i mundshëm është tërheqja e Kinës nga mbështetja ndaj Koresë së Veriut. Kjo do të sillte edhe ndryshime në pushtetin e brendshëm në Korenë e Veriut ose eventualisht ndryshime do të sillte edhe një bashkim i mundshëm në mes dy Koreve.

Ai shton se nuk mundë të priten ndryshime nga brenda në Korenë Veriore, sepse atje kemi të bëjmë me një pushtet tejet diktatorial.

“Nuk besoj se do të kishim involvim të Rusisë e Kinës në këtij konflikt”, thotë ai.

Sipas Hotit, në rast të luftës së SHBA- Kores Veriore, nuk do të kishte një fitues të qartë.

“Ardhja e republikanit Donald Trump, ka sjell ndryshime të brendshëm, por diskursi i SHBA-ve mbetet i njëjtë, thotë ai.

Rusia, sipas tij, po tregon jo forcën e vete me ndërhyrjen në Krime dhe në përkrahjen që po i jep pushteti sirian. Kurse Kina është në pozitë më të disfavorshme dhe këtë po e tregon fakti se Kina dhe SHBA po afrohen.

Hoti duke folur për votimin e djeshëm për ndryshime kushtetuese në Turqi tha se thënia “Po” ndryshimeve kushtetutës, në Turqi, kupton një kalim të sistemit presidencial si në SHBA.

“Referendumi në Turqi për mua ishte i pritshëm, sepse kjo lidhet me kulturën perandorake të sajë. Me gjithë atë nuk kam pritë që gara në mes të grupit Pro dhe Kundër të ishte aq ngushtë”, thotë Hoti.

“Nuk shoh ndonjë rrezik, këto ndryshime të kushtetutës sa i përket vazhdimit të mandatit president, por ajo varet nga mundësia për keqpërdorimin e fuqisë së pushtetit nga ndonjë president i ardhshëm”, thotë ai.

Sipas tij mungesa e disa kompetencave të Presidentit kishte sjell deri te mundësia e grusht shtetit në Turqi.

“Rezultati i ngushtë nuk besoj se do të ketë efekt negativ, kjo nuk nënkupton një revoltë nga pala humbëse, rezultatet duhet të pranohen”, thotë Hoti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit