4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoti: 14.5 milionë euro të veturave do t’i përdorim për Kontratën Kolektive

Më të lexuarat

Foto:K.Ternava

Avdullah Hoti i LDK’së e quan vit sfidues 2014’në, jo vetëm për shtetin e Kosovës por edhe për skenën politike, duke pasur parasysh ngërçin që pamundësoi krijimin e institucioneve për afër gjashtë muaj.
Ministri i ri i Financave, Avdullah Hoti, megjithatë shprehet i kënaqur që viti u përmbyllet me një situatë krejt tjetër, pas themelimit të institucioneve të reja nga koalicioni PDK-LDK.

“Mendoj se ishte një vit sfidues. E përmbyllëm një vit zgjedhor në vitin 2013 dhe hymë në një vit tjetër zgjedhor dhe jo në zgjedhje të rregullta të parapara me Ligj në zgjedhje të parakohshme. U arrit një marrëveshje ashtu si u arrit në Kuvend për zgjedhje të parakohshme, por nuk kanë qenë të përgatitura plotësisht si duhet”, ka deklaruar Hoti, per politiko.net

“Periudha pas zgjedhjeve, pavarësisht pas rezultateve të të gjitha subjekteve politike, ishte sfiduese për demokracinë e re të Kosovës”.

“Në ata muajt e negociatave dhe bisedave të ndryshme dhe mos-ndërtimit të institucioneve, u pa që Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës kanë nevojë të ndryshohen bukur shumë”.

“Viti u përmbyll me një situatë krejt tjetër. Janë themeluar institucionet me koalicionin që është tashmë në Qeveri”.

“Realisht, ne kemi hyrë në këtë Qeveri, ta udhëheqim Qeverinë, të udhëheqim me gjysmën e Qeverisë, në një situatë bukur të vështirë për vendin, edhe në aspektin ekonomik, edhe në aspektin social”.

Ministri i Financave, Avullah Hoti, vlerëson se Buxheti i vitit 2015 nuk parasheh rritje të pagave prej 25%.

“Përfaqësuesit e sindikatave i kemi takuar te Kryeministri dhe ua kemi bërë të qartë mundësitë që ka Qeveria e Kosovës për këtë rritje prej 25% të pagave”.

“Ne kemi trashëguar një buxhet prej Qeverisë së kaluar. Edhe për shkak të afateve ligjore shumë të shkurta, edhe për shkak të faktit që shumica e buxhetit veç ka qenë e kontraktuar, s’kemi pasur mundësi të bëjmë ndryshime në atë buxhet”.

Duke folur për shpenzimet qeveritare, Hoti thotë se Qeveria ka vendosur që gjatë vitit 2015 të mos ketë asnjë shpenzim për blerjen e veturave të reja, mobileve, apo projekteve e që nuk janë shumë të nevojshme në situatën të cilën gjendet Kosova.

“Ne kemi kursyer nga aty 14.5 milionë euro. 11 milionë euro prej tyre shkojnë për të filluar zbatimin e një pike të kontratës kolektive. Një pike shumë të rëndësishme të pagesës së përvojës së punës prej 0.5% të pagës për çdo vit të përvojës së punës”.

“Në këtë përvojën e punës do të llogaritet edhe përvoja e punës para vitit 99. Të martën e kemi shprehur para sindikatave që kemi nevojë për mbështetjen e tyre për të kompletuar dokumentacionin për secilin punëtor sa i përket përvojës së punës dhe të fillojmë sa më parë me pagesën e përvojës së punës”.

Buxhetin e vitit 2015, Hoti e quan buxhet të mundësive. Thotë se do të përpiqen ta përmirësojnë atë në rishikim, edhe pse nuk beson se do të ketë ndryshime të mëdha brenda vitit që po vjen.

“Unë e quaj buxhet të mundësive. E dyta e quaj buxhet të disbalanceve që ka pasur ky vend tash e sa muaj, në kuptimin dhe mënyrën se si është shpërndarë buxheti”.

“Në Buxhetin e vitit 2016, kur ta përgatisim ai do të jetë buxhet që do të reflektojë prioritetet e kësaj Qeverie”, deklaron Hoti. politiko.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit