Faqja zyrtare e Internetit e një radiotelevizioni egjiptian njofton se ish Presidenti i rrëzuar nga pushteti, Hosni Mubarak, po vdes në një spital ushtarak të Kajros.
Hosni Mubarak u transferua nga burgu në një spital pranë Kajros të enjten e kaluar me vendim të Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit. Një burim anonim në spital deklaroi se Hosni Mubarak “po lufton me vdekjen”.