1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Horror në Indi: 8 burra përdhunojnë turisten në sy të burrit

Më të lexuarat

Vazhdojnë të përsëriten ngjarjet shokuese në Indi. Pas përdhunimit deri në vdekje të një vajzë në autobus, një tjetër përdhunim në grup ka ndodhur ndaj një turisteje. Ngjarja ka ndodhur në zonë rurale në rajonin e Datias. Gruaja 39-vjeçare nga Zvicra ka qenë me pushime së bashku me burrin e saj.

Çifti mësohet se ka qenë në një tendë për turistë në Datia, kur një grup prej 8 personash është afruar gjatë natës dhe ka dhunuar çiftin. Burri është lidhur dhe është rrahur. Ndërsa më pas turistja është përdhunuar në grup. Ngjarja e përsëritur ka vënë në alarm Ministrinë e Brendshme të Indisë. Të paktën 15 persona janë arrestuar gjatë orëve të para, por ende nuk është bërë e ditur nëse mes të dyshuarve gjenden autorët e vërtetë.

Burri tha në polici se katër prej personave e kanë rrahur dhe lidhur atë, ndërsa të tjerët me radhë i kanë përdhunuar gruan. 39-vjeçarja ndodhet në spital. Një javë më parë një tjetër turiste koreane u përdhunua në hotel.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit