Një çift është arrestuar me akuzën se ka vrarë tre fëmijët e sapolindur në Pontarlier, në Borgogna, në lindje të Francës. Ka qenë i ati i viktimave ai që i është drejtuar policisë, duke i treguar që e shoqja 30 vjeçe i kishte rrëfyer krimin e tmerrshëm.
Ai kishte gjetur disa çanta të dyshimta që mbanin aromë të keqe në papafingon e shtëpisë. Hetimet janë fokusuar në tezën e shtatzënisë së padëshiruar.
Më pas policia zbuloi tre trupat e pajetë në shtëpinë e prindërve: bëhet fjalë për dy binjakë të lindur kohët e fundit dhe një tjetër foshnjë të lindur pak kohë më parë.
Çifti ndërkohë ka edhe dy fëmijë të tjerë. Autopsia duhet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së tre foshnjave, të cilët dyshohen se kanë vdekur sapo kanë lindur.