3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Homoseksualët me bicikleta në bulevardin e Tiranës

Më të lexuarat

Biçikletat do të jenë mjeti që pritet të përdoret të hënën nga aktivistët e të drejtave të komunitetit të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve për të manifestuar kundër homofobisë.

Aktivistët e shoqatave si dhe simpatizantë të kauzës së tyre pritet të dalin në orën 6 pasdite në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe të parakalojnë për të dhënë një mesazh kundër homofobisë për publikun e gjerë. Në një njoftim të qarkulluar në Facebook, thuhet: “Duke besuar se Shqipëria mund të jetë një vend më i mirë nëse respektojmë të gjithë njerëzit pavarësisht orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor, të Hënën do të pedalojmë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në të parin pedalim kundër Homofobisë”.

Pedalimi në bulevard do të jetë një nga shumë aktivitetet kundër homofobisë të planifikuar për t’u zhvilluar këtë javë.

Një debat mediatik u hap në Shqipëri disa javë më parë pas publikimit të lajmit mbi aktivitetet e pritshme kundër homofobisë dhe deklarimeve kërcënuese të zëvendësministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahija kundër këtyre aktiviteteve.

Organizatorët kanë deklaruar se presin që në këto aktivitete të marrin pjesë edhe shumë figura publike që i përkasin komunitetit heteroseksual dhe që do t’i bëjnë thirrje shqiptarëve të pranojnë individët LGBT si anëtarë normalë të shoqërisë sonë. Më 16 maj një ekspozitë pritet të hapet në kuadër të këtyre aktiviteteve dhe ftesës së organizatorëve në facebook sakaq i janë përgjigjur pozitivisht mbi 100 shqiptarë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit