-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hollande: Vazhdojmë operacionet ushtarake në Mali, Francës i vijnë përforcime

Më të lexuarat

Presidenti francez Francua Holonde ka theksuar në vazhdimin e operacioneve ushtarake të Francës në Mali.
Kjo deklaratë e presidentit francez bëhet në kohën kur udhëheqësit e Afrikës Perëndimore do të takohen në Bregun e Fildishtë për të diskutuar mënyrën më të mirë për të koordinuar veprimet ushtarake në Mali. Ata pritet të diskutojnë planet për dislokimin e trupave afrikane në mbështetje të ushtarëve francezë dhe malianë tashmë në veprim kundër kryengritësve islamikë. Ndërsa në bisedimet që do të zhvillohen në Abixhan do të marrë pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius. Luftëtarët të premten u tërhoqën nga dy qytete në qendër të Mali-t pas sulmeve ajrore të francëve. Zyrtarët thonë se luftëtarët kanë lënë qytetin jugor të Diabaly, të cilin e kishin marë nën kontrollin e tyre të hënën, ndërsa ushtria ka rimmarë qytetin Konna-n, i cili ishte kapur nga rebelët dhe shkaktoi ndërhyrjen franceze

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit