Në Francë para pak çastesh janë mbyllur vendovotimet në zgjedhjet presidenciale, me pjesëmarrjen e 10 kandidatëve, por në të cilat, sipas hulumtimeve të opinionit para zgjedhjeve, favoritë ishin kandidati socialist, Francois Hollande, dhe presidenti aktual, Nicolas Sarkozy. Sipas rezultateve të para të votimeve të sotme, Francois Hollande ka fituar 28.4% të votave të fituara, Nikollas Sarkozi 25,5%, ndërsa e treta, është kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pe, me 20% të votave.
( I plotësuar) – Rrjedhimisht, sipas këtyre burimeve, meqë askush nuk ka fituar më se 50% të votave, për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen më 6 maj, janë kualifikuarFrancois Hollande dhe Nicolas Sarkozy.
Dalja në zgjedhje ishte solide. Raportohet se kanë votuar afro 80% e 44 milionë njerëzve me të drejtë vote.
Sipas të gjitha sondazheve, favoritët bindës janë presidenti i deritashëm Nicolas Sarkozy, kryetar i Unionit konservator për Lëvizje Popullore (UMP), si dhe socialisti Francois Hollande.
Franca voton
Pritet që Sarkozy dhe Hollande në raundin e parë të jetë gati të barabartë, por që asnjëri prej tyre të mos jetë në gjendje t’i marrë votat e mjaftueshme. Ndërsa, në raundin e dytë, të 6 majit, vleroshet se do të fitojë Hollande. Nëse vërtetohen prognozat, Sarkozy do të jetë presidenti i parë francez pas më shumë se 30 viteve i cili humbi betejën e tij për t’u rizgjedhur pas mandatit të parë.
Analistët vlerësojnë se Sarkozy, edhe pse personalisht jopopullor, më së shumti vota ka humbur për shkak të krizës ekonomike që kërcënon vendin dhe shkallës së papunësisë prej 10 për qind, që është më e larta në 12 vjetët e fundit. Shumica e popullsisë ia zë të madhe edhe stilin e shtrenjtë të jetës së tij, që nuk përputhet me problemet ekonomike të vendit
Sipas sondazheve, vendin e tretë dhe të katërt mund ta fitojnë kryetarja e Frontit djathtist Nacional, Marine Le Pen, si dhe kandidati majtist Jean-Luc Melenchon, derisa pas tyre mbetet Francois Bayrou, kandidati i Lëvizjes Demokratike.
Projeksionet e para zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të bazuara në numërimin e pjesshëm të votave priten në orën 20), ndërsa mediat kërcënohen me dënime të larta, nëse e thyejnë këtë “embargo” dhe paralajmëromë më herët anketat e tyre. Rezultatet përfundimtare priten të mërkurën.
Sarkozy jopopullor
Presidenti të cilit i kalon mandati, Nikolas Sarkozy (57), biri i një emigranti hungarez dhe një avokat me profesion, u zgjodh në vitin 2007 për president të Francës me 53 për qind të votave dhe premtimin e ndryshimit të politikës së vendit të tij. Në këto zgjedhje ai vjen me etiketën e presidentit më jopopullor që garon edhe për një mandat. Shumica e francezëve, 64 për qind e tyre, e vlerësojnë atë negativisht duke e kritikuar për “shpërblimin e të pasurve” dhe për përgjegjësinë e rritjes së pasigurisë për vendet e punës.
Votuesit klasikë të së djathtës janë të lidhur me të dhe e falënderojnë për energjinë e tij në skenën ndërkombëtare gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe 2011. Prandaj, fushata e tij bazohet në temat tipike djathtiste: të sigurisë, emigracionit dhe islamit me të cilin ka tërhequr edhe votuesit e së djathtës ekstreme.
Sondazhet parashikojnë rezultat të barabartë me Hollanden apo diçka më pak se ai (27 ose 28 për qind), ndërsa në raundin e dytë ai do të humbë (54 me 46 për qind).
Favoriti
Socialisti i moderuar, Francois Hollande (57), do që të bëhet një kryetar “normal” në stilin e udhëheqjes. Partinë kryesore të së majtës e ka udhëhequr 11 vite, ndërsa shfaqet si person që frymëzon besim dhe bashkon njerëzit. Ai paraqitet si kandidat “i një të majte serioze që nuk zhgënjen”.
Objektivat e tij janë për të reduktuar deficitin publik, që është qëllimi i së djathtës. Premton reforma fiskale për të arritur barazi më të madhe dhe ringjallje të rritjes në Evropë. E djathta e kritikon se nuk ka përvojë në qeverisje, sepse ai kurrë nuk ishte një ministër. Disa paaftësitë ia veshin me paragjykimet në çështje të ndjeshme.
Ish-partnerja e tij jetësore, Segolene Royal, ishte kandidate e socialistëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, të cilat i ka humbur pas fitores së Sarkozyt.
Trashëgimtarja e “ekstremistit”
Marine Le Pen (43) garon për herë të parë për presidente. Udhëheqjen e Frontit Kombëtar e mori nga babai i saj Jean-Marie Le Pen, themelues i kësaj partie të së djathtës ekstreme. Ajo synon të përsërisë suksesin e të atit në vitin 2002, kur ai arriti të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Marine nuk i ka aftësitë e babait të saj për oratori, por me meritat e saj perceptimi i partisë është spastruar nga oratoria raciste dhe antisemite. Në fushatë është dashur të mbështetet në konkurrencën ndaj Sarkozyt i cili kërkon votuesit e saj, prandaj ajo ka prekur temat si: lufta kundër emigracionit dhe pasigurisë.
Sondazhet nuk i japin asaj gjasa për ta kaluar raundin e parë. Vlerësohet se për vendin e tretë ajo do të luftojë me Jean-Luc Melenchonon, dhe se do të fitojë prej 13-16 për qind të votave.
Tribuni
Jean-Luc Melenchon (60), është befasia e kampanjës presidenciale të vitit 2012. Ish-ministri dhe senatori socialist ishte në aleancë me komunistët, dhe tani kërkon “riorganizimin e së majtës”, duke refuzuar liberalizmin dhe tregjet evropiane.
Ky orator i shkëlqyeshëm i ka zëvendësuar sallat e mëdha, të cilat partitë i përdorin për kampanja, me hapësira të hapura duke sjellë bashkë dhjetëra-mijëra përkrahës në Sheshin e Bastilës në Paris ose në plazhin Marsejës.
Me karakteristikat e tribunit popullor ka arritur të mobilizojë “të majtën e së majtës”, me moto “merreni pushtetin” dhe me një sulm të mprehtë ndaj neoliberalizmit.
Suksesi në kampanjë i pengohet nga Hollande, sepse një numër jo i vogël i votuesve francezë nuk pranon realizmin ekonomik të partive socialiste.
Centristi
Francois Bayrou (60), për herë të tretë konkurron në zgjedhjet presidenciale me programin pro-evropian të qendrës. Një ish profesor nga provinca, tani përfaqësues, arriti të marrë 18 për qind të votave më 2007, kur u quajt “njeriu i tretë” pas Sarkozyt dhe Royales. Ai dëshiron të bindë francezët se dualizmi në jetën politike majtas-djathtas nuk shpie askund.
Bayrou ishte i pari i cili në vitin 2007 ka folur për borxhet përpara shpërthimit që ka ndodhur në BE. Kundërshton mbylljen dhe zhvendosjen e industrive prodhuese nga Franca në vendet e tjera. Në këto tema ai ka udhëhequr fushatën. Sondazhet e fundit parashikojnë 10 për qind të votave për të, ndërsa e majta dhe e djathta duan raporte të mira për të meqë llogarisin në votuesit e tij në raundin e dytë.
Kandidatët e “vegjël”
Eva Joly (68), një ish gjykatëse në aferat e korrupsionit, është kandidate e të Partisë së Gjelbër, por temat e mjedisit nuk kishin ndikim në këtë fushatë. Me origjinë nga Norvegjia, kjo përfaqësuese e Parlamentit Evropian ka rreshtuar gafat gjatë kampanjës. Problemi më i madh i saj është se në kohën kur Franca ballafaqohet me 10 për qind të papunësisë, ajo brengoset më shumë me çështjet ekzistenciale dhe mjedisore.
Nathalie Arthaud (42), mësuese, dhe Philippe Poutou, punëtor 45-vjeçar, përfaqësojnë dy parti trockiste: Lufta e Punëtorëve dhe Partia e Re Anti-Kapitaliste. Programet e tyre janë të ngjashme: ndalimi i shkarkimit të punësuarve, ndarja e punës midis të gjithëve, rritja e pagave dhe nacionalizimi i bankave. Sondazhet parashikojnë rezultatet të varfra për ta, me rreth 1 për qind të votave.
Nicolas Dupont-Aignan (51), përfaqësues i së djathtës, është paraqitur si “degolist” dhe sovranist. Ai dëshiron ta heq euron dhe të fitojë votuesit e të djathtës klasike. Sondazhet parashikojnë 2 për qind të votave për të.
Jacques Cheminade (70), për problemet në ekonominë globale fajëson “oligarkinë botërore” dhe lobet ndërkombëtare të financave. Kundërshtarët e këtij kandidati më të vjetër e akuzojnë se ai është mbështetës i teorive të konspiracionit./kohaislame/