-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hollandë, gruaja me nikab nxirret nga autobusi: a e zbatoi ligjin shoferi?

Më të lexuarat

Javë pasi Hollandë hyri në fuqi ligji kundër mbajtjes së nikabit në vende publike, ka ndodhur i pari incident.

Në qytetin Stein të provincës së Limburg, shoferi i autobusit të kompanisë së transportit “Arriva” detyroi daljen nga automjueti të një gruaje të veshur me nikab.

Kjo është hera e parë që nga ndalimi i mbulimit të fytyrës, që udhëtarëve u mohohet hyrja në transportin publik në Hollandë, raporton De Telegraaf.

Kur gruaja me nikab hipi në një autobus, shoferi e këshilloi atë që të linte automjetin. Pasi ajo nuk pranoi, shoferi thirri policinë. Përfundimisht, ishte policia ajo që në zbatim të ligjit e nxorri gruan nga autobusi.

Por rasti është bërë tejet u diskutueshëm, pasi ekspertëtë transportit publik e poashtu dhe një zëdhënës i “Arriva”-s, thanë se shoferi nuk iu përmbajt plotësisht udhëzimeve të brendshme. Kjo pasi duke dashur që gruaja të lërë me patjetër autobusin në emër të zbatimit të ligjit, ai nuk pranoi të vijonte udhëtimin e planifikuar, duke bërë kështu që t’u privohet një e drejtë pasagjerëve të tjerë.

“Situata është delikate. Problemi është që drejtuesit e autobusëve nuk kanë autoritetin për të zbatuar ligjin. Baza fillestare është që qytetarët duhet të kenë gjithnjë shërbime të transportit publik. Nëse një pasagjer, këtë herë me nikab (pasagjere), nuk dëshiron të largohet, nuk mund të thuash ‘unë nuk mund të vijoj udhëtimin’. Kjo është arsyeja pse ky ligj është aq i vështirë për t’u zbatuar, tha Pedro Peter nga Shoqata e Shoferëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit