Në frigoriferin kontejner në një anije në Holandë janë gjetur 25 migrantë të padeklaruar.
Forcat e sigurisë të Rijnmond-it njoftuan se migrantët u zbuluan në anije duke u nisur nga porti holandez Vulcaan në Vlaardingen për Felixstowe në Britaninë e Madhe.
Ende nuk dihet se prej cilit vend janë migrantët. Policia arriti te anija shpejtë pasi lundroi. Pas kontrollit shëndetësor të 23 migrantëve në vend të ngjarjes, dy u dërguan në spital./AA