1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Holanda paguan qytetarët për të shkuar në punë me biçikletë

Më të lexuarat

Holanda ka marrë një epitet kohëve të fundit si “Shteti numër një i pa rivalizuar i biçikletave”. Kjo për arsye se është rritur numri i përdoruesve të biçikletave si mjet transporti.

Ka shumë shembuj që tregon këtë sepse gjatë rrugëve shihen shumë biçikleta, që shfrytëzohen nga njerëzit për të shkuar në punë dhe kthyer në shtëpi.

Edhe vet toka holandeze i mundëson njerëzve këtë sepse për kah sipërfaqja ajo është e rrafshtë, shkruan Huffington Post.

Tani shteti atje ka nisur një iniciativë duke filluar t’i paguajë qytetarët me nga 22 cent për kilometër, për të eliminuar automobilat.

Por ambienti nuk është arsyeja kryesore, sepse me këtë rast qytetarët atje fillojnë kursimet nga tatimet që paguajnë për veturën, rrugën etj.

Vendi i luleve nuk është i vetmi që i paguan qytetarët. Edhe shtete të tjera sikur Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Lihtenshtajni paguajnë shuma për ngasje të biçikletës dhe në këtë mënyrë ulin emetimin e karbonit në ajër./kk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit