1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Holanda dorëzon kërkesën në Bruksel: Pezulloni vizat për shqiptarët

Më të lexuarat

Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komizionin Europian projekt rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Rezoluta që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët u votua më 16 prill në parlamentin holandez. Rezoluta u hartua nga 5 partitë, VVD, CDA, PVV, SP, CU dhe u votua me me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër.

Në letrën e përpiluar nga Robert de Groot theksohet se shqiptarët janë pjesë e krimit të organizuar në Amsterdam, si dhe ka më shumë vepra penale në rritje prej tyre. Po ashtu thekson që në rritje është edhe numri i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria. Groot shton se shqiptarët janë të përfshirë edhe në trafikimin e drogës. /Bw/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit