3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hodhi fëmijën nga dritarja e maternitetit

Më të lexuarat

Prokuroria e kryeqytetit u dha fund hetimeve ndaj 29-vjeçarit Hysen Biba duke e dërguar për gjykim për t’i dhënë llogari drejtësisë për akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese të fëmijës së tij vetëm tre ditësh.

Sipas prokurorit Shpëtim Kurti, Hysen Biba e ka hedhur me dashje foshnjën e seksit mashkull nga dritarja e katit të katërt në maternitetitn “Koço Glozheni”. Prokurori i referohet në kërkesën për gjykim edhe dëshmisë së Lule Bibës, nënës së foshnjes që lindi më 27 korrik dhe vdiq tre ditë më pas. Sipas gruas, ajo është vizituar disa herë në spital nga bashkëshorti, i cili ditën e ngjarjes ka qëndruar vetëm 10 minuta në dhomë e mandej pas një bisede në dukje normale sipas saj, e ka rrëmbyer foshnjen duke e hedhur nga dritarja.

Sipas dëshmitares, bashkëshorti kishte kohë që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj e për këtë ajo disa herë është larguar tek prindërit, por për të mos dëmtuar martesën ishte rikthyer sërish tek Hysen Biba. Në pritje të ekspertimit mjeko-ligjor për gjendjen psikike të 29-vjeçarit, prokurori pohon paraprakisht se nga provat e administruara rezulton se i pandehuri kishte kohë që vuante nga probleme mendore.

Por në kërkesën për gjykim, prokuroria nuk tregon motivin se përse 29-vjeçari e vrau fëmijën e tij, ndoshta për të shmangur rëndimin e situatës mes dy familjeve, edhe pse jo zyrtarisht mësohet se organi i hetimit ka në funksion të gjykimit të të pandehurit një deklaratë të tij ku ai pohon se e ka hedhur fëmijën nga dritarja pasi dyshonte për atësinë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit