1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

HIV & AIDS

Më të lexuarat

HIV & AIDS; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral, Kura Bimore

Çfarë është HIV?

Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siç njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.

Çfarë është AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të rralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.

Simptomat e AIDS-it

AIDS në lulëzimin e tij shoqërohet zakonisht me një rënie të vazhdueshme në qelizat imune CD4, të cilat në gjendje të shëndetit normal, duhet të jenë midis 900 dhe 1600, por në pacientët me AIDS, mund të bjenë deri në zero. Një faktor tjetër i lidhur zakonisht me SIDA-n është një rënie në qelizat T4, të cilat janë gjithashtu integrale për funksion të duhur imun. Rënia në qelizat T4 dhe CD4 zakonisht ndiqet më pas nga një ose më shumë prej 28 simptomat që lidhen me AIDS-in, duke përfshirë Kaposi Sarkoma (një lloj kanceri që shfaqet zakonisht te Gay), pneumocystis pneumonia, kandidoza, tuberkulozi, toxoplasmosis, cytomegalovirus, virusi herpes, diarre, humbje peshe, djersitje natën, ethe, skuqje, fryrje te gjendrave limfatike, dhe disa lloje të kancerit.

symptoms_of_acute_hiv_infection

Si infektohen njerëzit me HIV?

Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:

Duke pasur marrëdhënie seksuale me dikend që është i/e infektuar me HIV.

Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar.

Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.

Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar.

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si: puthjet në faqe, prekjet, përqafimet, takimi me duar larja në pishinë, nga përdorimi i vc, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV, kollitja, teshtima apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.

Marrëdhëniet seksuale te jashte martesore (prostitucioni): Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale, zakonisht te jashteligjshme me dikënd që është i infektuar.

Droga: Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni droge dhe i ndani gjilpërat dhe shiringat me të tjerët.

Shtatëzania: Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:

– merrni trajtim me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë

– Lindni foshnjen me operacion

– ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës.

SHENJAT E HIV

Testet për HIV

Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV, dhe matet me PCR. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion.

Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe.

Trajtimi i HIV-it nga mjekësia kimike konvencionale

Terapia kundër HIV është trajtimi me ilaçe që e sulmojnë HIV. Këto ilaçe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njerëzore, por këto ilaçe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht.

Ilaçet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaçeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Që nga viti 1996 kur është prezantuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz, mirëpo jo për shumicën.

Trajtimet i kanë ndihmuar shumë njerëz por ilaçet kanë kundërindikacione që mund të jenë serioze për jetën. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me trajtime dhe mund të ketë reagim të tyre të komplikuar që njerëzit nuk duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaçe mund të thotë se trajtimi mund të dështojë. Po ashtu sa më gjatë që merren këto trajtime, mundësite që të dështojnë janë më të larta.

Trajtimet dështojnë kur HIV i reziston ilaçeve që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaçeve duhet të merret, por sa më shumë që trajtimet dështojnë, më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.

A ka ilaçe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?

Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.

18gdxn8sbf619jpg

TRAJTIMET NATYRALE PER HIV & AIDS

Dieta ushqimore

Udhëzimet e mëposhtme duhet të ndiqen nga të gjithë pacientët e AIDS-it: Hani ushqime tërësisht organike me sa më shumë vlera ushqyesve dhe sa më pak lëndë të shtuara dhe pa vlera ushqyese, sa të jetë mundur, duke u përqëndruar në ushqime të freskëta, perime organike, fruta, dhe proteina (peshku dhe mish). Shmangni të gjitha ushqimet e përpunuara, eleminoni karbohidratet e rafinuara (sheqernat, miellin e bardhë, pastat), dhe zëvendësojini ato me karbohidratet komplekse të tilla si drithërat dhe fasulet që janë të pasura me lëndë ushqyese. Gjithashtu reduktoni yndyrat dhe vajrat Polyunsaturated dhe të ngopura, duke përdorur vajra Monounsaturated (si vaji ullirit) dhe omega-3s (vajra të peshkut), në vend të tyre.

Hani pjesë të vogla ushqimi më shpesh gjatë gjithë ditës për të rritur përvetësimin dhe thithjen e lëndëve ushqyesve, dhe përpiquni ta mbani konsumin tuaj ushqimor të ekuilibruar. Udhëzimet në vijim janë ideale: 65% e ushqimit ditor të jetë karbohidrate komplekse (perime, fruta, dhe drithëra), 15% proteina (peshk, kos, vezë, dhe mish), dhe 20% yndyrë. Gjithashtu sigurohuni që frutat dhe perimet që hani të jenë të pastra dhe pa baktere e parazitë.

Sigurohuni që të dalloni dhe të eleminoni të gjitha ushqimet ndaj të cilave ju mund të jeni alergjikë ose të ndjeshëm, dhe të përmbaheni nga të gjitha burimet e çokollatave, kafeinës dhe alkoolit.

Terapia Trup/Mendje

Ekziston një lidhje absolutisht jetike midis gjendjes emocionale të personit dhe të sistemit imunitar të tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastet e infektimit me HIV dhe AIDS, ku marrëdhënia mendje/trupit ka një ndikim të thellë në se pacientët do ta ruajnë shëndetin e tyre dhe do të shërohen, apo do të përjetojnë një rënie të mëtejshme. Ngarkesa më e madhe negative mendore dhe emocionale ndodh zakonisht te pacientët që diagnozohen për herë të parë me HIV pozitiv apo me AIDS, për shkak të frikës përreth një diagnose të tillë. Kjo mund të pengojë angazhimin që ata duhet të marrin për t’i rikthyer shëndetin vetes së tyre. Kultivimi i një gjendje pozitive shpirtërore, mendore, emocionale dhe qëndrimi që është i bazuar mbi vetë-përgjegjësinë dhe vetë-mbështetjen është një aspekt kyç i çdo qasje alternative për shërimin e infektimit me HIV dhe AIDS. Këtu bëhet fjalë për ata që nuk janë muslimanë, sepse një besimtar musliman merr shkaqet e mundshme për kurimin e sëmundjes dhe i mbështetet Zotit për rezultatet e atyre shkaqeve dhe për shërimin prej sëmundjes, sepse shërimi është në Dorë të Zotit, në çdo rast.

Çdo emocion negativ i shton barrën sistemit imunitar, por këto emocione negative mund të zgjidhen lehtë me pak përpjekje dhe vëmendje. Çdo strategji përballuese e stresit që redukton këto ndikime negative, të tilla si ushtrimet e relaksimit, meditimi, vizualizimi, lutjet drejtuar Zotit, ndihmojnë rritjen e funksionit imun. Kjo është provuar shkencërisht në shumë studime hulumtuese.

Candidiasis, apo tejrritja sistemike e tharmës, është e zakonshme në mesin e pacientëve të AIDS-it, kështu që, dieta juaj nuk duhet të përmbaje asnjë lloj karbohidrati të thjeshtë apo sheqerna. Ju gjithashtu duhet të konsumoni rregullisht ushqime anti-fungale, të tilla si hurdhra dhe vaji i ullirit, së bashku me substanca të veçanta që eliminojnë tharmën, të tilla si acidi caprylic (një acid yndyror) dhe aloe vera. Përveç kësaj, produktet artificiale të qumështit të papërpunuar, siç është kefiri i papërpunuar dhe kosi i freskët me pak yndyrë, si dhe shtojcat probiotike të tilla si acidophilus Lactobacillus dhe Bifidobacteria dhe Bulgaricus L. janë të rekomanduara për karakteristikat e tyre anti-fungale dhe antibiotike.

Kura Bimore

Përdorimi i barnave bimore në trajtimin e AIDS-it është përhapur shumë kohët e fundit, dhe Mjekesia Bimore Arabe ofron kuren e saj natyrale te sigurte dhe efektive per kurimin e semundjes ne menyre rrenjesore. Kura perbehet nga 4 ilace bimore dhe trajtimi ndiqet mesatarisht 6-12 muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit