-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Historianët i rikthehen çështjes së pronave të Manastirit të Deçanit

Më të lexuarat

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thotë se me kujdes të veçantë është duke e përcjell rastin juridik pran Gjykatës Themelore të Pejës dega në Deçan, në lidhje me çështjen kontestuese në mes të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Ilriia” në njërën anë dhe Sava Janjiçit nga Manastiri i Deçanit në anën tjetër.
“Sipas burimeve tona pran Gjykatës Themelore të Pejës dega në Deçan, një seancë e thirrur për këtë çështje ka dështuar me mos prezence fizike të Igumanit Janjiq. Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, i bënë thirrje drejtueseve të Gjykatës dhe njëherësh trupit gjykues të kësaj lënde që të mos bie pre e trysnive ndërkombëtare e vendore për këtë kontest dhe që me punën e tyre trupa gjykues të marrë vendim të drejtë dhe konform ligjeve të Republikës se Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK’së.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, e ripërsërit qëndrimin e saj se është kundër legjitimit të ligjeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht kundër ligjeve të kohës se Millosheviqit.

“Ne, bëjmë thirre që këto prona të kthehen në prona komunale dhe që asetet ekonomike Kompleksi ‘Iliria’ dhe Ndërmarrja ‘Apiko’ të riaktivizohen.

Po ashtu nëpërmjet kësaj komunikate Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i benë thirrje Presidentit të Republikës se Kosovës Hashim Thaçi, që të shkarkojë nga detyra e saj Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi sepse, sipas LHK-së “ajo e ka shkelur rendë Kushtetutën e Republikës se Kosovës me anë të vendimit të 3 dhjetorit të vitit 2015, për vendosjen e masës se përkohshme ndaj çështjes kontestues në mes të Ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Ilriia’ në njërën anë dhe Sava Janjiqit nga Manastiri i Deçanit në anën tjetër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit