-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Historianët: Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi e Gresa Caka-Nimani, mbeturina të regjimit të Millosheviçit

Më të lexuarat

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhy për të bërë zgjidhje për Mansatirin.

Po ashtu, në këtë komunikatë për media thuhet se nëse vetëm keni një pikë nderit të shqiptarit e moral profesional e kombëtare ju zonja të nderuara Arta, Selvete e Gresa, nuk ju mbetet rrugët tjerët që vetëm të jepni dorëheqje dhe me njollë të tradhtisë se popullit të shkoni në shtëpi.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se gjykatëset e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniq e Gresa Caka-Nimani mbeturina të Millosheviçit, manastiri dhe prisiti e tij e përkrahen vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve në Deçan

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media, edhe një here i benë thirrje Qeverisë se Republikës se Kosovës për të ndërhyrë në krizën në Deçan, për të bërë zgjidhje rreth kontestit pronësor në mes të Komunës se Deçanit dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të ndërhynë urgjentisht në këtë probleme, për të bërë zgjidhje dhe zgjidhja duhet të gjendet deri në fund të muajit qershor, në të kundërt pasojat për radikalizmin e aktiviteteve tona dhe të qytetarëve të Komunës se Deçanit, do të i bartë vet tradhtarja e popullit Arta Rama-Hajziri, e cila se kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, ka legalizuar vendimet e kohës se Milloshevicit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, theksoj se gjykatëset e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajriz, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, nuk janë gjë tjetër vetëm mbeturina të regjimit të Millosheviçit dhe nuk janë gjë tjetër ma shumë se sa tradhtare të popullit, gjykatëse pro serbe dhe në gjenet e tyre nuk ka gjak shqiptari, pasi që të tria bashkë kanë legalizuar vendimet e kohës se Millosheviçit duke vendosur për ti i falur prona publike Manastirit të Deçanit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujtojnë Arta Rama-Hajrizit, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, nëse ato kanë harruar, sepse ishin duke u sorollatur neper Prishtinë e gjetiu, se ishin pikërisht prisit e Manastirit të Deçanit, ata të cilët në kohën kur populli i Deçanit, bënte luftë për çlirim nga okupimi serb gjatë vitit 1998-1999, në mesha të organizuar vetëm për paramilitare serb, kanë tymosur dhe lagur me ujë qindra paramilitarë serb, duke i bekuar e urdhëruar për të kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Deçanit por edhe me gjerë. Çka është me e dhimbshme se pikërisht ata paramilitarë, kanë dhunuar me dhjetarë nëna e motra tona, dhe për të gjitha këto arsye Manastiri i Deçanit dhe personeli i saj që nuk e njohin Republikën e Kosovës, nuk duhet të i falet prona publike e qytetarëve të Deçanit, ngase ato ndërmarrje dhe pronat e tyre, janë ndjerës e popullit tonë.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, theksojmë fuqishëm se nëse vetëm keni një pikë nderit të shqiptarit e moral profesional e kombëtare ju zonja të nderuara Arta, Selvete e Gresa, nuk ju mbetet rrugët tjerët që vetëm të jepni dorëheqje dhe me njollë të tradhtisë se popullit të shkoni në shtëpi. Ju qoftë turp ju e gjithë atyre që i morët në qafë popullin e Deçanit, duke i legalizuar vendimet e kohës se kriminelit Millosheviç”, thuhet në komunikatën për media të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit