3.3 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Historia përsëritet

Më të lexuarat

Arabët në kohën e Xhahilijetit ishin pa libër të tyrin dhe nuk u ishte dërguar një i Dërguar nga mesi i tyre.
Allahu thotë:

(و ما آتيناهم من كتب يدرسونها و ما أرسلنا إليهم قبلك من نذير” (سبأ 44″

“Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që të mësojnë dhe as nuk dërguam te ta ndonjë Pejgamber para teje”, (Sebe’, 44).

Ata pra jetonin nën mëshirën e shteteve përreth tyre shtetit Persian dhe Romak (Bizantin), e ndërmjet vete nuk kishin sistem te cilit i përmbaheshin përveç rregullave të fiseve dhe kanuneve të Xhahilijetit (injorancës para-islamike).

Kur Allahu ua dërgoi të Dërguarin dhe ua zbriti librin me gjuhën e tyre, atëherë u ngrit shteti i tyre unitar me sundimtar të vetëm që i sundonte me Libër të Allahut.

Ata gjithashtu e mësuan Librin e Allahut nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe nga pasardhësit e Tij prej dijetarëve të mirë e edukatorë.
Allahu thotë:

(هو الذي بعث في الأميين رسولا منهم يتلو عليهم آياته و يزكيهم و يعلمهم الكتاب و الحكمة و إن كانوا من قبل لفي ضلال مبين” (الجمعة 2″

“Ai eshte qe arabeve te pashkolluar u dergoi Pejgamberin nga mesi i tyre qe t’ju lexoje ajetet e Tij, t’i pastroje ata, t’ua mesoje Librin dhe sheriatin, edhepse me pare ata ishin ne humbje te dukshme”, (El Xhumu’ah, 2).

Për këtë arsye ata e sunduan botën, iu nënshtruan popujt, u bënë më të njohurit e botës në Ilm (Dituri) dhe Amel (punë, praktikim), ndërtuan civilizim të vetin, e vendosën drejtësinë dhe e përhapën diturinë.
Allahu thotë:

(و ما أرسلناك إلا رحمة للعالمين” (الأنبياء 107″
“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (El Enbija’, 107).

Ata ishin që i çliruan të nënshtruarit nga zullumi i tiranëve dhe i çliruan robët nga adhurimi i idhujve dhe gjërave të tjera duke i bërë adhurues të Allahut i Cili është Një e nuk ka partner.
Allahu thotë:

(و ما أرسلناك إلا رحمة للعالمين” (الأنبياء 107″

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (El Enbija’, 107).

Mirëpo, atëherë kur e nënçmuan fenë e tyre, u përhapën te ta bidatet (risitë në fe) dhe shirkijatet (gjërat në të cilat ka adhurim të dikujt tjetër me Allahun), i pushtuan lakmitë personale, importuan sistemet e perëndimit dhe sjelljet dhe edukatën e tyre, Allahu si dënim për këtë ua ndryshoi gjendjen.

(ذلك بأن الله لم يك مغيرا نعمة أنعمها على قوم حتى يغيروا ما بأنفسهم” (الأنفال 53″

“Këtë e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete”, (El Enfal, 53).
Pastaj u ndanë në parti e grupe:

(كل حزب بما لديهم فرحون” (الروم 32″

“Secili grup (parti) i gëzohet idesë së vet”, (Err-Rrum, 32).

Dhe Allahu ua bëri kuffaret (mosbesimtarët) t’i sundojnë, të mbjellin fitne në mes tyre, t’i nxisin njërin ndaj tjetrit, të planifikojnë kundër tyre dredhi e tradhti dhe të ndezin kundërshtimet në mes tyre.

Pas gjithë kësaj u humb shteti i tyre unik dhe u ndanë në shtete të ndryshme të cilat shtetet mosbesimtare i drejtojnë sipas qejfeve të tyre duke lakmuar të mirat e vendeve të tyre, siç ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem:

يوشك أن تداعى عليكم الأمم كما تداعى الأكلة على قصعتها”، قالوا: أمن قلة نحن يا رسول الله؟ قال: “لا، أنتم يومئذ كثير و لكنكم غثاء كغثاء السيل تنتزع المهابة من قلوب أعدائكم و يلقى في قلوبك

م الوهن”، قالوا: و ما الوهن يا رسول الله؟ قال: حب الدنيا و كراهية الموت

“Shpejt mund të ndodhë që popujt të mblidhen kundër juve ashtu si njerëzit që janë tubuar rreth një ushqimi e thërrasin njëri-tjetrin t’i afrohen atij”, thanë: A do të na ndodh kjo për shkak se do te jemi të paktë në numër o Resulallah? Tha: “Jo, ju atëherë do te jeni të shumtë, por do të jeni shkumë e pavlerë sikur shkuma e valës së ujit. Nga zemrat e armiqve tuaj do të largohet frika nga ju, e në zemrat tuaja do të hidhet uehni”, thanë: e çka është uehni o Resulallah? Tha: dashuria për Dunjanë dhe urrejtja e vdekjes”[1].

E në këto ditë nuk u ndalën mosbesimtaret dhe nuk u kënaqën me dobësine dhe përçarjet e muslimanëve, por dojnë mbarimin përfundimtar të shteteve të tyre. Për këtë arsye i nxitën popujt të ngriten kundër pushtetarëve të tyre, i rrëzuan shtetet e tyre dhe u futën në probleme nga të cilat nuk mund të dalin përveç nëse kthehen te baza e cila i ka bashkuar, lartësuar dhe u ka dhënë triumf, ajo bazë është Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit. Nëse e bëjnë këtë do t’u kthehet krenaria dhe shteti i tyre.
Allahu ka thënë:

(و لله العزة و لرسوله و للمؤمنين”( المنافقون 8″

“Ndërsa tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve”, (El Munafikun, 8).

(و لا تهنوا و لا تحزنوا و أنتم الأعلون إن كنتم مؤمنين” (آل عمران 139″

“E mos u dobësoni dhe mos u dëshpëroni derisa ju jeni më të lartit, po që se jeni besimtarë”, (Al ‘Imran, 139).

Siç ka thënë Imam Maliku rahimehullah: “Fundin e këtij Ummeti nuk do ta përmirësojë asgjë përveç asaj që e ka përmirësuar fillimin e tij”.

E në mesin tonë ka të tillë që pretendojnë se përmirësimi i shoqërisë është në pasimin e perëndimit. Kjo gjë është largim nga natyrshmëria, ngase arabët nuk e kanë arritur lavdinë përveç se me Islam, e ditëve që e pasonin perëndimin ishin të nënçmuar e të pavlerë në mes popujve.

O Allah na kthe mirë në Islam dhe bashko fjalën tonë në Hakk (të vërtetën).
Salatet dhe Selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.

Shkroi: Salih ibn Feuzan el Feuzan.
Anëtar i Komisionit te Dijetarëve të Mëdhenj.
04-06-1433 h.
Përktheu dhe përshtati: Ahmet Xhafer Hoxha./udhezimi/kohaislame
______________________________________________________
[1] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi dhe e ka bërë sahih Albani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit