8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Historia me vezë popullit argjentinas

Më të lexuarat

Disa vite më parë, populli argjentinas u përball befasisht me një rritje të madhe të çmimit të vezëve dhe mishit të pulës, dy nga ushqimet më popullore në vend. Pothuaj të gjithë bizneset e prodhimit të mishit të pulës dhe të vezëve, ishin dakorduar mes tyre për rritjen e çmimit të produkteve të tyre, pa menduar fare se ka njerëz të cilët nuk sigurojnë dot as kafshatën e gojës. E dini përse ndodhi kjo? E thjeshtë. Sepse biznesmenët dhe tregtarët vuajnë nga babëzia, janë të pangopur, nuk u intereson asgjë tjetër përveçse të mbushin xhepat e tyre. Njerëzit? E kush pyet për ta.
Po çfarë ndodhi më tej?
Ajo që ndodhi, është se çdo qytetar argjentinas, sa herë që shkonte në supermarket për të blerë ushqime, i prekte vezët dhe mishin e pulës me dorë, pastaj i linte sërish në vendin e tyre, në frigoriferë, për shkak të çmimit të shtrenjtë. Pothuaj të gjithë argjentinasit të njëjtin avaz bënin. “Lërini këto produkte të qelben!” ishte motoja.
E dini çfarë ndodhi më pas?
Disa ditë më vonë, filluan makinat që transportonin vezë dhe pula të furnizojnë supermarketet si zakonisht, por që u befasuan nga refuzimi që pronarët e supermarketeve u bënin këtyre produkteve. Kështu, kamionat ktheheshin sërish në magazinat qendrore. 
“Le të presim disa ditë, qytetarët s’kanë nga t’ia mbajnë, këto janë ushqime bazë dhe patjetër që do të fillojnë ti blejnë” mendonin të babëziturit. 
Tregtarët prisnin ditë pas dite, e bashkë me ta, priste dhe populli i paepur dhe i vendosur për tu shkuar gjërave gjer në fund.
Shitësit e vezëve nuk dinin çfarë të bënin me gjithë atë sasi vezësh në frigoriferë dhe rafte supermarketi. Ndërkohë, pularitë vazhdonin prodhimin e vezëve dhe të mishit, e magazinat dhe frigoriferët e mëdhenj mbusheshin gjithnjë e më shumë.
Megjithatë, gjer tani çmimet nuk kishin lëvizur fare.
Pas disa kohësh, biznesmenët e mëdhenj mblidhen dhe pajtohen që këtë herë të bëjnë një lëshim, të ulin sado pak çmimin e këtyre produkteve, ti shisnin aq sa kishin qenë më parë, para se ta ngrinin çmimin gjë e cila shkaktoi këtë krizë. 
Ashtu ndodhi.
Por, populli argjentinas kishte ndërmend tu shkojë gjërave gjer në fund. Sërish refuzoi të blejë vezë dhe produkte mishi pule. Ata kishin vendosur tu japin një mësim të mirë këtyre biznesmenëve të pangopur.
Biznesmenët u detyruan të bëjnë një ulje tjetër të çmimit.
Por, a u mbyll gjithçka me kaq?
Sigurisht që jo. Populli madhështor dhe i vendosur i Argjentinës nuk po blinte as vezë dhe as mish pule.
Biznesmenëve dhe prodhuesve po u ikte truri. Humbjet ishin të mëdha dhe të gjithë po shkonin drejt falimentimit.
Më në fund, krerët më të mëdhenj të bizneseve të prodhimit dhe shitjes së vezëve dhe mishit të pulës, vendosën të bëjnë një ulje tepër të madhe, 75% ulje çmimi. Veç kësaj, ata u detyruan ti kërkojnë popullit falje në mënyrë zyrtare, duke e publikuar këtë në shtypin e përditshëm vendas, si dhe një premtim se kjo nuk do të përsëritej më në të ardhmen.
Atëherë, bojkoti mbarë popullor përfundoi.
Populli argjentinas doli fitimtar nga kjo betejë me bizneset e këtyre produkteve. Ai tashmë e blinte vezën dhe prodhimet e mishit të pulës me një çmim të ulët, 75% më pak.
I lumtë këtij populli të paepur dhe të ndërgjegjshëm, popull që e di interesin e tij dhe që bën çmos që askush të mos e nëpërkëmbë dhe shfrytëzojë padrejtësisht.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit