-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Historia e Shiave

Më të lexuarat

Feja e Shi’ajve qe themeluar nga një Çifut prej Jemenit i quajtur Abdullah ibn Sebe. Kjo fe ka filluar me vrasjen e Halifes së drejtë Uthman (radiallahu anhu) dhe u degëzua në shumë pjesë.
Halifja Uthman (radiallahu anhu) sundoi dymbëdhjetë vite. Gjashtë vitet e para kaluan në shenjë të paqes dhe rehatisë së mbrendshme, por, gjatë gjysmës së dytë të Hilafetit ndodhi kryengritja. Çifutët dhe Mexhusët (Persianët), duke shfrytëzuar pakënaqësinë e njerëzve, filluan të komplotojnë kundër Halifes Uthman (radiallahu anhu), dhe duke i publikuar ankesat dhe ofendimet e tyre fituan aq shumë simpati sa që ishte shumë vështirë që të dallohej miku prej armikut.
Mund të duket befasi ajo se një sundues i territoreve aq të mëdha, ushtritë e të cilit ishin të pakrahasueshme, qe i paaftë që të përballet me këta kryengritës. Sikur të dëshironte Halifja Uthman, kryengritja do të mund të shuhej mu në çastin kur ajo filloi. Por, ai ngurronte që të jetë i pari i cili do të derdhte gjakun e Muslimanëve (posaçërisht sahabëve), sado që ata të jenë të pabindur. Askush s’do të priste atë që ndodhi më vonë. Ai preferonte që të sillet arsyeshëm me ta, t’i bindë ata me butësi dhe bujari. Atij shumë mirë i kujtohej thënia e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) , “Njëherë kur shpata të heqet nga këllëfi në mesin e pasuesve të mi, ajo s’do kthehet në këllëf deri në Ditën e Fundit.”
Kryengritësit kërkonin që ai të abdikojë (të heq dorë nga pushteti), dhe po ashtu disa nga Sahabët e këshilluan atë që të veprojë kësisoji. Ai me qejf do ta pranonte këtë veprim, por prapë ai ishte i lidhur ndaj zotimit solemn që i kishte pas dhënë Pejgamberit. “Ndoshta Zoti do të vesh ty me një këmishë, Uthman” i kishte pas thënë njëherë Pejgamberi atij, “dhe nëse njerëzit dojnë që ti ta heqësh atë, ti mos e heq atë për ta.” Halifja Uthman i kishte thënë një dashamiri një ditë kur shtëpia e tij qe rrethuar nga kryengritësit, “I Dërguari i Zotit bëri një marrëveshje me mua dhe unë do të jem këmbëngulës në zbatimin e saj.”
Pas një rrethimi të gjatë, kryengritësit hynë në shtëpinë e Halifes Uthman dhe e mbytën atë. Kur shpata e vrasësit të parë e goditi Halifen Uthman (radiallahu anhu), ai ishte duke lexuar vargun: “Vërtet, Zoti të mjafton ty; Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi” (2:137)
Aliu e pranoi Kalifatin me shumë ngurrim. Vrasja e Uthmanit dhe ngjarjet të cilat e rrethonin këtë qenë një simptom, dhe po ashtu një shkak i një konflikti civil në një shkallë të madhe. Të gjithë udhëheqësit i bënë zotimin Aliut përveç Muauijes (radiallahu anhu), udhëheqësit të Shamit (Siria e madhe). Muauije refuzoi që të bindet derisa të bëhej hakmarrja për gjakun e Uthmanit. Vendimi i tij qe bazuar në faktin se ai nuk ka nevojë që t’i bindet Halifes derisa Aliu (radiallahu anhu) të jetë në gjendje që ta zbatojë rregulloren e Allahut. Muauije ishte kusheriri i Uthmanit (radiallahu anhu), ashtu që ai ishte përgjegjës që të kërkojë prej Aliut që t’i nxjerrë vrasësit në gjyq. E veja e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) A’isha (radiallahu anha) po ashtu mori qëndrimin se Aliu së pari duhet t’i gjykojë vrasësit. Për shkak të këtyre kushteve kaotike gjatë ditëve të fundit të Uthmanit (radiallahu anhu) ishte shumë vështitrë që të vendosej identiteti i vrasësve, ndërsa Aliu (radiallahu anhu) refuzonte që ta dënojë ndonjë, fajësia e të cilit s’ishte dëshmuar legalisht. Preteksti për takimin e ushtrive në ditën e Deves dhe ditën e Sifinit ishte kërkesa për vrasësit e Uthmanit nga ana e A’ishes (radiallahu anha) dhe Muauijes (radiallahu anhu), por erërat e luftës qenë nxitur nga ithtarët e Abdullah ibn Sebes Çifutit, përbrenda tri kampeve derisa ngjarjet dolën nga kontrolli i Sahabëve. Është transmetuar se Aliu, A’isha, dhe Muauije shpesh shprehnin habinë në përçarjen dhe kundërshtimin që i rethonte ata.
Pas kësaj disa Shi’a e shpallën Aliun Zot. Ai pastaj i dogji ata të gjallë me zjarr. Pas vrasjes së Abdullah ibn Sebes, Shi’ajt qenë ndarë në shumë sekte të reja ku secila prej tyre e kishte imamin e vet.
Shtatëshat apo Ismailitët, sikurse Shi’ajt, besojnë se pasardhësit e Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), përmes të bijës së tij Fatima (radiallahu anha) dhe bashkëshortit të saj Ali (radiallahu anhu) Halifes së katërt, janë sunduesit e drejtë të botës Muslimane. Kështu, pasardhësit e Aliut konsiderohen të pagabueshëm, dhe me po aq udhëzim të natyrës hyjnore sa edhe vetë Muhamedi (salallahu alejhi ue selam). Ky sekt e derivon emrin e vet nga Isma’ili, biri më i vjetër i Imamit të gjashtë, Xhafer es-Sedik. Më 762 p.e.s. Isma’ili vdes para babait të tij, gjë që rezultoi në një kontest të hidhur të trashëgimisë. Pakica e Shi’ajve konsideronin se vija e vjetër e Imamëve është e shfarosur dhe zgjodhën të birin më të vjetër të Isma’ilit për imam të ri. Kështu ata shpallën ciklin prej shtatë Imamëve, duke qenë Aliu i pari ndërsa Isma’ili i shtati, dhe kështu Imami i shtatë pas vijës së tij të imamëve do të jetë Mehdiu, apo Mesihu, apo i shtati pas tij, etj…
Ismailitët zakonisht kanë qenë të paktë në numër, por të organizuar mirë dhe të disiplinuar. Së shpejti ata u zhvilluan në kult, duke huazuar ide të ndryshme nga misticizmi Çifut, filozofia Greke, astrologjia Babilonase, gnosticizmi Krishter, etj….Kur shkencat sekulariste qenë zbatuar në Perandorinë Abaside, Isma’ilitët lulëzuan dhe arritën të rekrutojne një numër të madh ithtarësh të cilët formuan një ushtri guerile të organizuar mirë. Duke i kombinuar shkathtësitë e tyre prej dijetarëve dhe rrjetën nëntokësore të jashtëzakonshme të spiunëve, Isma’ilitët gjatë shekullit të 10-të e vendosën anti–Halifen e tyre në Egjipt. Ata e emëruan dinastinë e tyre sipas bijës së Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), dhe kështu u paraqit emri Fatimidët. Në realitet, ata janë dinastia e një Çifuti të quajtur Abdullah bin Kade, dhe kjo ishte ajo që ata po ashtu qenë quajtur Abidij. Shteti Abidij në Egjipt u zgjërua shpejt dhe pas pak Isma’ilitët kontrollonin Sirinë perëndimore dhe një pjesë të madhe të Afrikës Veriore, duke mbytur me mijëra Muslimanë. Ata po ashtu ndërtuan një kryeqytet të ri, Fustatin, afër Piramidave të lashta, i cili për disa vite u rrit të jetë qyteti më i madh në botën Muslimane, me emrin Kairo.
Kur dinastia Abidij qe shkatërruar nga Abasidët, Isma’ilitët u ndanë në dy nën-sekte: Tejbije dhe Nezirije, të emëruara sipas dy princave Abidij. Sekti i parë së shpejti u transformuar në kult ezoterik, i cili i lëvizte aktivitetet e veta në nëntokë dhe u bë i padukshëm. Sekti Nezirije e transformoi veten në Isma’ilizmin para-Abidin, duke zhvilluar një rrjetë të agjentëve dhe spiunëve në tërë botën Islame. Organizata më e njohur brenda Nezirive me gjasë ishte sekta e Vrasësve që keqpërdornin drogën (Asasinët), të njohur për vrasjet në tërë botën Islame. Sot, sekti Nezirije janë kthyer në pacifista dhe gjithnjë e më shumë duke u bërë Perëndimorë.
Prej bastionit Asasin në Siri, kanë mbijetuar dy nën-sekte heterodokse, Alevitë dhe Druzët. Sekti Alevit janë militantë dhe kombinojnë teoritë radikale nga Shi’ajt Isma’ilitë dhe Ithna. Druzët, në anën tjetër, kanë qenë deri vonë pacifista, duke pritur kthimin e Mehdiut, Halifes psikotik Abidij, el-Hakim, i cili u ‘zhduk’ kur ai dogji kryeqytetin e tij diku rreth vitit 1000 p.e.s. Në shekullin e 13-të Druzët e mbyllën sektin e tyre, dhe u bënë një fis apo popull i dalluar. Ata sot shërbejnë në ushtrinë Israilite kundër Muslimanëve Palestinezë.
Sekti më i madh brenda Shi’ajve janë Ithnat apo Dymbëdhjetëshat, të cilët pasojnë vijën autentike të Imamëve. Kur Shtatëshat zgjodhën të birin e Isma’ilit për Imam, shumica e Shi’ajve zgjodhën vëllanë më të ri të Isma’ilit, Muza el-Kazim, si Imamin e shtatë. Ithnat e përvetësuan emrin e tyre ‘Dymbëdhjetëshat’ prej besimit të tyre në Imamin e dymbëdhjetë, Muhamed el-Eskerin, i cili u ‘zhduk’ një ditë dhe kështu u bë Mehdiu i fshehur, i cili do të kthehet në tokë kah fundi i ditëve. Dymbëdhjetëshat i adhurojnë Imamët e tyre, nganjëherë si inkarnim i Aliut apo Husejnit. Ata e përbëjnë pjesën dërmuese të Shia’jve, duke përfshirë këtu edhe shumicën e Iranianëve dhe gati 50% të popullit Irakian.
Trupi i tretë më i madh në Shi’a janë sekti Zejdij apo Pesëshat, të cilët mbizotërojnë në Jemen dhe në mesin e disa fiseve në Arabinë Saudite. Sekti Zejdij pak a shumë janë hyjnizim i kulturës Arabe të shekullit të 7-të, dhe ky sekt ashpër dënon gjysëm-hyjësinë e Imamëve, në kundërshtim me Dymbëdhjetëshat. Themelues i tyre ishte Imami i pestë, Zejd ibn Abidin, i cili qe racionalist dhe kështu e shpalli si të pavlefshëm hyjësinë e supozuar të tij. Imamët Zejdij më shumë janë sikurse Beduinë sesa autoritete hyjnore, dhe kështu ata refuzuan udhëheqësinë e trashëguar dhe janë të dukshëm vetëm gjatë luftës.
Thuhet se janë më shumë se 70 sekte të vogla Shi’ite në të gjithë botën. Me gjasë, shembulli më i mirë i këtyre është sekti Bahai, i cili është persekutuar dhe përgenjështruar si anti-Islamik, por i cili është duke u rritur shumë shpejt si një fe e ndarë, duke e bazuar doktrinën e vet në ‘paqe dhe harmoni botërore’ dhe bashkimin e të gjitha feve. Qendra e sektit Bahai është në Israel!!!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit