1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Historia e policit rus që vrau 78 femra

Më të lexuarat

Një polic siberian që u akuzua për përdhunim dhe vrasjen e grave, u gjet fajtor për dhjetëra vrasje të tjera, duke e bërë atë vrasësin serial më të rrezikshëm të Rusisë të kohëve të fundit.
Një gjykatë në qytetin e Irkutskut e gjeti Mikhail Popkov fajtor për 56 vrasje midis 1992 dhe 2007, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm. Ai ishte tashmë në burg pasi u dënua për vrasjen e 22 grave në vitin 2015. Në total ai ka vrarë 78 femra. Popkov iu ofronte një shëtite me makinë grave gjatë natës, nganjëherë në makinën e tij të policisë, ndërsa ishte jashtë detyrës rreth qytetit të tij të Angarsk pranë Irkutsk.

Ai i vriste gratë duke përdorur armë duke përfshirë një çekiç dhe një sëpatë, pastaj i hidhte trupat e tyre në pyll, në anën e rrugës dhe në një varrezë lokale. Ai u gjet gjithashtu fajtor për përdhunimin e 10 grave. Popkov e përshkroi veten si një “pastrues” i cili po e spastronte qytetin e tij nga prostitucioni. Në mesin e viktimave ishte edhe një femër police.

Hetuesit kishin dyshuar se një polic ishte pas krimeve makabër për shkak të mënyrës se si vrasësi i kishte mbuluar me kujdes gjurmët e tij. Vrasjet ndodhën kur ai ishte një oficer i shërbimit policor dhe pasi u largua nga forcat policore në vitin më 1998.

Popkov u kap në vitin 2012 pasi hetuesit rishikuan rastin dhe zhvilluan testimin e ADN-së të banorëve, duke u përqendruar tek ata që çuan makinat e tyre në servis, sepse tashmë ata kishin gjurmë në skenat e krimit.

Në një intervistë të vitit 2017 me faqen e internetit të Meduza të Rusisë, Popkov tha se vuri në shënjestër ato gra që ishin të dehura ose jetonin në një mënyrë që ai e pa si imorale duke thënë se “çdo shoqëri dënon sjelljen e një gruaje të shthurur”.

Ndërsa ishte në burg, ai pranoi 59 vrasje të mëtejshme, por u dënua vetëm për 56 të hënën sepse hetuesit nuk kishin arritur të vërtetonin tre krimet e ndodhura, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar shërbimin e shtypit të gjykatës.

Hetuesit thanë zbuluan eshtrat e disa prej trupave të viktimave bazuar në llogarinë e Popkovit, si dhe gjetjen e armëve të vrasjeve duke përfshirë sëpata, dërrasa dhe thika.

Numri i vrasjeve për të cilat ai është dënuar tejkalon totalin e disa vrasësve famëkeq në Rusi dhe në ish-Bashkimin Sovjetik. Alexander Pichushkin u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2007 për 48 vrasje dhe Andrei Chikatilo u dënua për 52 vrasje në epokën sovjetike. /shqip

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit