-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Historia e njeriut, që u jepte borxhe njerëzve.

Më të lexuarat

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Dikur jetonte një njeri, që u jepte borxhe njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të tij: “Kur të shkosh te ndonjë që nuk ka mundësi ta kthejë borxhin, lëre me shpresën se Allahu do të na fal neve.” Ai (profeti) tha: “Kur ai e takoi Allahun, Allahu e fali atë.” (Buhariu)

Dobi që përfitohen prej hadithit:

Është e pëlqyer të pritet ai që nuk ka pasuri deri në kohën kur t’i jepet mundësia, ose t’i falet i gjithë borxhi apo një pjesë e tij, i vogël apo i madh qoftë ai.
Nëse një vepër e vetme prej punëve të bamirësisë shoqërohet me besim, kjo gjë e përfshin njeriun në mëshirën dhe faljen e Allahut. Prandaj duhet që njeriu të mos nënçmojë asnjë prej punëve të mira, sepse ajo mund të jetë shkak për lumturinë dhe mëshirën e tij.
Ai që u fal njerëzve, Allahu do ta falë atë.
Llogaria do të ndodhë patjetër. Ajo është prej themeleve dhe parimeve të besimit në të gjitha legjislacionet.
“Ngjarjet e popujve të hershëm” Shejh: Mesh’hur Hasen Selman (Allahu e ruajt!)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit