1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Historia e Musait (alejhi selam) me djaloshin

Më të lexuarat

Djaloshi u hamend dhe nisi të mendonte rreth këtyre dy zgjedhjeve. Më pas vendosi që Allahu ta pasuronte në rininë e tij, mbase nuk e dinte se a do të jetonte 60 vite. Nga ana tjetër ai harroi dobësinë, lodhjen e pleqërisë si dhe sëmundjen.

Musai a.s. i bëri lutje Allahut që ta pasuronte këtë djalosh në 30 vitet e para të jetës. Allahu i dha shumë pasuri këtij djaloshi. Djaloshi u bë burrë dhe u ndihmonte edhe të tjerëve dhe jo vetëm me pasuri. Ai i ndihmonte në tregtinë, industrinë dhe bujqësinë e tyre, i ndihmonte të varfrit që të martohen, i ndihmonte jetimët dhe nevojtarët.

Mbaruan 30 vitet e para dhe filluan 30 vitet tjera ndërkohë që Musai a.s. priste ngjarjet. Kalonin  vitet dhe njeriu ishte në gjendjen e mëparshme, madje, pasuria iu shtua edhe më tepër. Musai a.s. iu drejtua Allahut duke iu lutur se 30 vitet e para mbaruan. Allahu iu përgjigj: E pashë robin tim se ai ua hapi dyert e rrizkut tim për robërit tim, prandaj u turpërova t’i mbyll atij derën e rrizkut Tim.

Përktheu: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit