Por nëse është e vërtetë kështu, pse po bombardohemi ditë pas dite me lajme të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu? Pse kaq shumë njerëz në media apo dhe vende të tjera e shikojnë këtë si një fakt të padiskutueshëm? Për të kuptuar fuqinë e teorisë së ngrohjes globale duhet të tregojmë historinë e krijimit të saj. Parashikimet katastrofike të klimës nuk janë të reja. Në vitin 1974, BBC-ja na paralajmëroi se stuhitë e fuqishme dhe thatësirat mund të ishin shenjat e një katastrofe të mundshme dhe na shpjegoi se cilat mund të ishin shkaqet e saj. Njeriu pas këtyre lajmeve ishte ish-botuesi shkencor Najxhëll Kaldër. Ai thotë: “Në ciklin ‘Makina e motit’ (ish-program moti i BBC-së), ne raportonin opinionin kryesor të asaj kohe i cili ishte ‘ftohja globale’ dhe kërcënimi i një epoke të re akullnajash.” Pas dekadash me temperatura në rënie, ekspertët paralajmëruan se një botë më e ftohtë do të kishte pasoja katastrofike. Ekziston kërcënimi i madh i një ngrice të madhe. Do të vijë sërish epoka e akullnajave, do të marrë tokën tonë dhe do të varros qytetet tona veriore. Por mes lajmeve për katastrofa ishte një zë shprese. Një shkencëtarë suedez i quajtur Bert Boulen sugjeroi se dioksidi i karbonit i prodhuar nga njeriu mund të ndihmojë në ngrohjen e botës, megjithëse nuk ishte i sigurt. Ai thotë: “Ka shumë sasi nafte dhe qymyrguri dhe duket se ne po i djegim me një shpejtësi që sa vjen e rritet. Nëse vazhdojmë kështu pas rreth 50 vjetësh, klima mund të jetë disa gradë më e ngrohtë se sot. Por, këtë nuk e dimë më siguri.” Kaldëri thotë se ata ishin të parët që nxorrën suedezin Boulen për të folur për rreziqet e CO2. Mbaj mend se shumë ekspert të njohur të kohës më kritikuan sepse e kisha lejuar të shfrynte fantazitë e veta. Në kulmin e historisë së ftohjes në vitet 1970, teoria ekscentrike e Boulenit mbi ngrohjen globale dukej absurde. Por ndodhën dy gjëra për ta ndryshuar këtë: 1. Temperaturat filluan të ngriheshin 2. Në Britani minatorët e qymyrgurit hynë në grevë Për kryeministren Margaret Thatçër, energjia ishte një problem politik. Në fillim të viteve të 70-ta, kriza e naftës e kishte çuar botën disa hapa mbrapa. Në Britani greva shkatërruese e minatorëve kishte shkaktuar edhe mungesë eliktriciteti dhe solli rënien e qeverisë konservative. Zonja Thatçër, sihte vendosur se kjo nuk do të ndodhte edhe me të. Ajo tha:”Në këtë vend kemi parë ngritjen e një pakice të organizuar revolucionare qëllimi i vërtetë i së cilës është shkatërrimi i qeverisë demokratike-parlamentare.” Politizimi i këtij subjekti nisi me Margaret Thatçër-in. Ajo ishte gjithnjë shumë e shqetësuar, sepse kur ishte ministri i energjisë në takim me të, filloi reklamimi i energjisë bërthamore. Kjo ndodhi shumë kohë përpara se të dilte çështja e ngrohjes globale, sepse Thatçër ishtee shqetësuar për burmet e energjisë. Thatçër nuk kishte besim tek shtetet e Lindjes së Mesme dhe as tek Unioni Kombëtar i Minatorëve. Pra, nuk kishte besim tek burimet e naftës dhe as tek ato të qymyrit. Prandaj, ishte e bindur se duhej të ecnim përpara me programin tonë për energji bërthamore. Kur doli në dritë çështja e ngrohjes globale, ajo tha:”Kjo është një mrekulli. Ky është një tjetër argument në favor të energjisë bërthamore. Sepse ajo nuk prodhon dioksid karboni. “ Por thëniet e saj u keqinterpretuan që në atë kohë. Kështu që ajo shkoi tek shoqëria qendrore e shkencëtarëve dhe iu tha:”Para do të keni sa të doni vetëm duhet të vërtetoni këtë teori.” Padyshim që ata e bënë. Është ligj botëror i pashkruar se politikanët mbështesin një çështje dhe i bëjnë reklamë kësaj me emrin e tyre, paratë do të vijnë si lum. Kështu funksion. Rrjedhimi logjik i kësaj ishte formimi i instituteve shkencore dhe kërkimore, që u shtuan si kërpudhat pas shiut dhe që kishin si qëllim të studionin klimën. Në vitin 1988 sipas kërkesës së zonjës Thatçer, zyra meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar formoi një njësi për modelimin e klimës, e cila siguroi bazat për një komitet të ri ndërkombëtar i cili u quajt Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ose IPCC. Ata shkruan raportin e parë të madh që parashikonin katastrofa klimaterike si pasojë e ngrohjes globale. Në konferencën për shtyp të shkencëtarëve dy gjëra të bënin përshtypje. Së pari thjeshtësia, elokuenca dhe forca me të cilën ky mesazh u transmetua. Së dyti, injorimi total i zbulimeve të shkencës klimaterike deri në ato vite përfshirë këtu edhe rolin e diellit i cili kishte qenë subjekt i një takimi të madh në shoqërinë mbretërore vetëm pak muaj më parë. Por vënia e theksit mbi CO2 të prodhuar nga njeriu si një problem ambiental nuk i shkoi përshtat vetëm zonjës Thatçer. Kjo temë e re u përqafua menjëherë nga idealistët ambientalistë, të cilën profesori Kaldër e quante ‘ambientalizëm mesjetar’. Me pak fjkalë ideja e tyre është të kthehemi në mesjetë dhe të heqim qafe këto makina dhe makineri të djallëzuara. Ata e dashuruan këtë subjekt të ri sepse për ta CO2 ishte emblema e industrializmit. Është e qartë se CO2 është gaz industrial. Ai është i lidhur me rritjen ekonomike, transportin dhe makinat me atë që ne e quajmë qytetërim. Por ka forca brenda lëvizjes ambientaliste që janë kundër rritjes ekonomike. Ata mendojnë se kjo është diçka e keqe. Patrik Mur konsiderohet si një nga ambientalistët më të mëdhenj të brezit të tij. Ai është bashkë themelues i shoqatës Greenpeace. Ai thotë:”Përqëndrimi i vëmendjes botërore për klimën erdhi për dy arsye shumë të qarta. Së pari rreth mesit të viteve të 80-ta gjithnjë e më shumë njerëz ishin dakord me të gjitha gjërat e arsyeshme që ne brenda lëvizjes ambientaliste thonim se duheshin bërë. Kur shumica e njerëzve janë dakord me ty është mjaft vështirë të ruash njëfarë ballafaqimi me ta. Prandaj e vetmja mënyrë për të mbetur kurreshtarë të regjimit ishte të adoptonim pozicione gjithnjë e më shumë ekstreme. Kur braktisa Greenpeace-in, ata filluan një fushatë për të parandaluar përdorimin e klorit në të gjithë botën. Unë ju thash se ky ishte një nga elementet e tabelës periodike dhe nuk ishte në kompetencat tona të zhdukim një element. Arsyeja tjetër është shpërthimi i ekstremizmit ambientalist ishte rrëzimi i komunizmit botëror. Muri i Berlinit u shemb dhe shumë pacifistë dhe aktivistë politik u futën në lëvizjen ambientaliste duke sjellur me vete idetë e tyre neomarksiste. Ata mësuan të përdorin gjuhën e ambientalistëve në mënyrë shumë të zgjuar duke i fshehur planet e tyre anti-kapitaliste dhe anti-globaliste, plane që nuk kanë të bëjnë asgjë me ekologjinë apo shkencën. “ Forcat e majta u tronditën dhe u çorientuan fortë nga dështimi publik i socializmit dhe akoma më i madh i komunizmit. Ata janë akoma anti-kapitalistët që kanë qenë dikur por tashmë u duhet të gjejnë një mbulim të ri për anti-kapitalizmin e tyre. Kjo ishte një aleancë fantastike dhe e padëgjuar ndonjëherë. Margaret Thatçer e djathtë dhe ambientalistët anti-kapitalistë të majtë, kjo krijoi bazën pas një ideje idiote. Në fillim të viteve 1990, ‘ngrohja globale’ e shkaktuar nga njeriu nuk ishte më një teori ekscentrike mbi klimën, por një fushatë politike në kulmin e saj e cila tërhiqte vëmendjen e mediave dhe padyshim më shumë fonde qeveritare. Para se të zgjidhej president Xhorxh Bushi i vjetër, fondet për klimën dhe shkencat e lidhura me të ishin rreth 170 milion dollarë në vit. Kjo ishte një shifër e arsyeshme për masat që kishte kjo fushë shkencore. Por më pas u bë 2 miliardë dollarë, më shumë se dhjetë fishi i asaj që ishte. Kjo ndryshoi shumë gjëra. U hapën shumë vende pune, erdhën shumë njerëz të cilëve u interesonin vetëm paratë. Pra, u krijua një ushtri më njerëz interesi i të cilëve në këtë fushë ishte ngrohja globale. Le të themi se unë dua të bëj një kërkim shkencor mbi ketrat e Jelloustonit. Që nga viti 1980, metoda që funksionon është kjo ku mbi aplikimin tim do të shkruaja: ‘Dua të studioj jetën në grup të ketrave dhe ndikimin mbi ngrohjen globale’, kështu i kam fondet e sigurta, nëse harroj të përmend ngrohjen globale, nuk ka para. Të gjithë janë në garë për fonde nëse fusha kërkimore është në interesin publik, atëherë nuk të duhet shumë mund për të marrë fonde. Një pjesë e madhe e fondeve qeveritare shkojnë për modelimin e modeleve kompjuterike, për të parashikuar se çdo të bëjë klima në të ardhmen. Por, sa të sakta janë këto modele? Doktor Roi Spenser ishte një nga shkencëtarët kryesor të studimeve klimaterike në qendrën e fluturimeve kozmike Marshall të NASA-s. Ai ka marrë një medalje për arritje të shkëlqyera shkencore nga NASA dhe nga Shoqata Meteorologjike Amerikane. Ai thotë:”Modelet e klimës kanë të njëjtën vlerë të hamendsimit që i krijojnë dhe të tilla ka me qindra. Mjafton që një hamendsim të jetë i gabuar dhe i gjithë parashikimi do të jetë shumë larg të vërtetës.” Të gjitha modelet sugjerojnë se CO2 i prodhuar nga njeriu është shkaku kryesor i ndryshimit të klimës, dhe jo dielli apo retë. Mund të përdorim këtë analogji. Makina ime nuk punon mirë, prandaj unë nuk do të kontrolloj motorin, por do të kontrolloj një buton në rrotën e pasme i cili simbolizon CO2 e prodhuar nga njeriu. Duhet të kuptosh të gjithë përbërësit se rrezet kozmike, rrezet diellore, CO2, avujt e ujit, retë dhe më pas t’i bashkosh të gjitha. Nëse nuk e ke bërë këtë modeli yt nuk vlen asgjë. Shkencëtarët e lartë Aftësia e parashikimit të klimës varion shumë. Këto variacione janë rezultat i ndryshimit të hamendsimeve mbi të cilat bazohen modelet. Profesori Jan Klark thotë:” Kam punuar me shumë modele dhe mendoj se më një model matematik dhe me parametra të ndryshueshëm, mund të bësh si të duash. Mund të parashikosh nxehtësinë ose motin e ftohtë, vetëm duke ndryshuar numrat. “ Për një sy të pa stërvitur modelet kompjuterike duken të habitshme. Shpesherë këto modele bëjnë që të ngatërrohet sheknca rigoroze me spekulime të mëdha. Ata gjithashtu sigurojnë një vazhdë të pafunde historish spektakolare për mediat. Najxhël Kaldër thotë se ajo që më habit si një gazetar me karrierë të gjatë është se fakti më këtë rast janë braktisur elementet bazë të gazetarisë. Tani ka lindur një brez i ri reporterësh dhe gazetarësh ambientalist. Nëse je gazetar ambientalist dhe nëse historia e ngrohjes globale përfundon në plehra, po kështu i ndodh edhe punës së gazetarit. Prandaj lajmet duhet të jenë gjithnjë e më shumë histerike sepse fatmirësisht ka akoma disa botues që pyesin se kështu më the edhe para pesë vjetësh, dhe përgjigjja është se tani është bërë akoma më keq dhe se të martën që vjen niveli i detit do të jetë rritur me tri metra. Ata duhet të ulërinjë dhe të thërrasin gjithnjë e më shumë. Në ditët e sotme, media e ka bërë zakon të fajësoj ‘ngrohjen globale’ për çdo stuhi apo uragan. Por a ka ndonjë bazë shkencore për këtë? Kjo është propagandë e pastër. Çdo libër mbi klimën shkruan se shkaku kryesor për ndryshimet klimaterike është diferenca e temperaturës mes tropikeve dhe poleve. Gjithashtu thuhet se në një botë më të ngrohtë, kjo diferencë do të jetë më e vogël. Kjo do të thotë më pak stuhi dhe më pak variacione klimaterike. Por,kjo nuk konsiderohet katastrofike. Prandaj, duhet thënë e kundërta. Ndonjëherë thuhet se edhe një rritje e vogël e temperaturës globale mund të shkaktojë shkrirjen katastrofike të akujve polar. Por, çfarë thotë historia e klimës së tokës për këtë? Shkencëtarët kanë zbuluar se si kanë qenë temperaturat në Greenlandë disa mijëra vjet më parë. Greenlanda ka qenë shumë e ngrohtë. Vetëm 1000 vjet më parë Greenlanda ishte shumë më e ngrohtë se sa është sot. Megjithatë, nuk ndodhi asnjë shkrirje dramatike akujsh. Nëse flasim për ngricën e përhershme, ngrica e përhershmë është shtresa e akullit që gjendet nën pyjet e Rusisë dhe 7 apo 8 mijë vjet më parë shkriu jashtëzakonisht më shumë se sot. Me fjalë të tjera ky ishte një zhvillim historik. Por bota nuk u zhduk për shkak të saj. Profesor Sunishi Akasofu është drejtori qendrës kërkimorë të Arktikut në Alaskë, i cili është instituti më i mirë në botë për kërkime mbi Arktikun. Profesor Akasofu ngul këmbë se me kalimin e kohës akullnajat zgjerohen dhe tkurren vazhdimisht në mënyrë natyrale. Ai thotë:”Herë pas here marrim lajme se copa të mëdha akulli shkëputen nga Arktiku. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë historisë së planetit. Por, meqë tani kemi satelitët që mund ta shohim një gjë të tillë, kjo përbën lajm dhe të gjitha programet televizive që mbështesin ngrohjen globale shfaqin copa të mëdha akulli që shkëputen nga akullnajat. Por njerëzit harrojnë se akulli është gjithnjë në lëvizje. Në lajme shohim shpesh ajsberg që shkëputen nga Arktiku. Por, në lajme nuk thuhet se kjo ngjarje në Arktik është po aq e zakonshme sa gjethet që bien në vjeshtë. Profesor Akasofu thotë se shpesh e pyesin se nëse e ka parë akullin të shkëputet nga skajet e akullnajave. Kurse ai iu përgjigjej se i ka parë, iu ka shpjeguar se këto janë shkëputjet e pranverës dhe ndodhin çdo vit. Gazetarët vijnë dhe gjithnjë kërkojnë të shohin katastrofën që po e shkaktojnë gazrat serë, por një gjë e tillë nuk ekiston. Tani është bërë zakon te fajësohet klima për ndryshimin e nivelit të detit në pjesët e ndryshme të botës. Por, a ka ndonjë bazë shkencore për këtë? Në përgjithësi niveli i detit ndryshon në të gjithë botën dhe ky ndryshim udhëhiqet nga dy faktorë bazë. Një është ai që e quajmë faktor lokal, pra lidhja mes detit dhe tokës, e cila ka të bëjë më shumë me ngritjen apo uljen e tokës dhe jo me detin. Por nëse po flasim për ndryshimet afatgjata të detit, pra ndryshime të mëdha në shkallë botërore, kjo ndodh për shkak të zgjerimit termik të oqeaneve dhe ska fare të bëjë me akujt që shkrihen. Vetëm për dalluar fillimin e një fenomeni të tillë duhet një kohë më e gjatë se jeta ime dhe e juaja bashkë. Gjithashtu thuhet se ngritja e temperaturës do të sjell në veri të planetit sëmundje vdekjeprurëse të insekteve tropikale si malaria. A është e vërtetë kjo? Profesor Pol Urajtër i institutit Pastërn në Paris njihet si një nga ekspertët më të mëdhenj në botë mbi malarien dhe sëmundjeve tjera me prejardhje nga insektet. Ai ishte anëtarë i komisionit të ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka qenë kryetar i Komitetit Amerikan për Mjekësinë Entomologjike të Shoqërisë Amerikane për sëmundje tropikale dhe një nga autorët kryesor të raportit mbi shëndetin dhe pasojat e mundshme të variacioneve klimaterike të Kontrollit Kombëtar Amerikan. Ai thotë:”Mushkonjat nuk janë detyrimisht tropikale. Shumë njerëz mendojnë se edhe në zonat veriore ka mushkonja. Në fakt, në Arktik ka mushkonja me shumicë. Epidemia më katastrofike e malaries ka ndodhur në Bashkimin Sovjetik në vitin 1920, atëherë sëmureshin rreth 13 milion persona në vit dhe rreth 600.000 prej tyre vdisnin. Ndërsa vetëm në rrethin Arktik u sëmurën 30.000 njerëz, nga të cilët 10.000 humbën jetën. Pra, malaria nuk është sëmundje tropikale por këta njerëzit e vëllazërisë së ngrohjes globale e kanë shpiku idenë se malaria do të zhvendoset në veri. Unë u tmerrova kur e lexova raportin e dytë dhe të tretë të kontrollit sepse aty kishte aq shumë keqinformime pa marrë parasysh apo pa përmendur fare literaturën e vërtetë shkencore. E kam fjalën për literaturën e ekspertëve në këto fusha.” Në një letër drejtuar gazetës Ëall Street, profesor Frederik Seizt, ish-president i Akademisë Amerikane të Shkencave, shkruante se zyrtarët e IPCC-së kishin censuruan komentet e shkencëtarëve. Ai shkruante:’Ky raport nuk është ai që u aprovua nga shkencëtarët që e hartuan. Të paktën 15 kapituj kryesor të pjesës shkencore ishin fshirë, në të cilat përfshiheshin deklarata si “Asnjë nga studimet e lartëpërmendura nuk ka dhënë prova se ndryshimet klimaterike janë pasojë e rritjes së nivelit të gazrave serë”, “Asnjë nga këto studime nuk ka provuar që ndryshimet klimaterike apo një pjesë e tyre ka shkaqe antropogjenike apo janë shkaktuar nga njeriu”. Në fund profesor Seitz, tha:”Nuk kam parë kurrë një korrpusion kaq të madh të procesit studiues, se sa ngjarjet që krijuan raportin e IPCC-së.”’ Në përgjigjen e saj, IPCC-ja nuk mohoi të kishte vepruar kështu, por tha se nuk kishte pasur asnjë mashtrim apo paragjykim në raport. Sipas tyre edhe pasiguritë në çështjen e ngrohjes globale, ishin përfshirë në raport. Profesori Urajtër thotë se kur ai dha dorëheqje nga IPCC-ja, mendova se ky ishte fundi im i bashkëpunimit me ta. Por, kur pashë draftin e fundit, emri im ishte akoma aty. Prandaj, iu kërkova ta hiqnin. Ata më thanë se kisha dhënë kontributim tim dhe emri do të mbetej aty ku ishte. Unë iu dhash se nuk kisha bërë asgjë pasi ata nuk dëgjuan asgjë nga ato që i thash. Ishte një betejë e vërtetë. Por kur i kërcënova se do t’i hidhja në gjyq, ata e hoqën emrin tim nga raporti. Mendoj se kjo ndodh shumë shpesh. Ata njerëz që janë specialistë por që nuk janë dakord me polemikën dhe japin dorëheqjen, njoh shumë të tillë. Futen në listën e autorëve dhe bëhen pjesë e këtyre 2500 shkencëtarëve më të mirë të botës. Tani ekziston një forcë e madhe institucionale pas idesë së ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu. Në kryeqytetin e Kenias, në Nairobi, u mbledhën punonjës social, aktivistë, profesorë të organizatave joqeveritare, menaxher fondesh, gazetarë ambientalistë dhe shumë të tjerë, për një konferencë dhjetë ditore të sponsorizuar nga OKB-ja, për të diskutuar mbi ndryshimet e klimës. Numr i delegatëve i kalonte 6000 personat. Profesor Najxhël Kaldër thotë se në qytetin ku ai banon kanë një oficer lokal këshillues të ngrohjes globale. Kjo është një përrallë në të cilën shumë njerëz në një mënyrë apo një tjetër janë rekrutuar për të marrë pjesë. Kjo ështënjë makineri propagande. Miliardat e dollarëve që investohen në shkencën e klimës, do të thonë se ekzsiton një numër i madh njerëzish që varen nga ato dollarë. Ata duan që kjo ë vazhdojë. Kushdo që kërkon që situata të vlerësohet me kujdes dhe logjikë, kushdo që kërkon të besoj se sa baza ka kjo teori, do të izolohet menjëherë. Një fjalë e urtë angleze thotë se po qëndrove pranë tabelës së qitjes do të qëllohesh edhe ti, kjo është e kuptueshme por në një rast të tillë është shumë e vështirë. Është shumë e lig dhe mjaft personale. Ka pasur edhe raste kërcënimesh me vdekje, prandaj nga disa shkencëtarë nuk bëhet për të ruajtur shëndetin e tyre vetëm pse e thonë të vërtetën. Në kohët e sotme nëse je mosbesues për teorinë e ngrohjes globale, të konsiderojnë sikurse po mohon Holokaustin. Profesori Najxhë Kaldër thotë se nuk është bërë as i pari dhe as i fundit që biznesi i ngrohjes globale është bërë një besim fetar. Njerëzit që nuk janë dakord me të, i quajnë ‘heretik’. Ai thotë se është heretik, të gjithë ata që nuk e besojnë ngrohjen globale janë heretik. Vetëm sepse nuk e besojnë teorinë e ngorhjes globale dhe kështu quhen nga fabtikët e kësaj teorie. Lëvizja ambientaliste e ngrohjes globale është një lëvizje aktivistësh politik. Ata kanë një influencë të madhe në nivel botëror. Çdo politikan është i ndërjgegjshëm për këtë. Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i qendrës apo i djathtë. Rëndësi ka të nderosh ambientin. Kohët e fundit fushata e ngrohjes globale arriti një fitore të madhe. Qeveria e SHBA-ve, dikur një bastion rezistence u nënshtrua. Xhorxh Bushi ishte aleati i ambientalistëve. Qeveritë perëndimore kanë përqafuar nevojën për marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e prodhimit industrial në botën e zhvilluar dhe në atë në zhvillim. Por, me çfarë çmimi? Pol Drizeni është një ish-aktivisë ambientalistë. Ai thotë:”Shqetësimi im më i madh mbi ngrohjen globale është se politikat e sforcuara që teorikisht duhet të parandalojnë ngrohjen globale kanë një efekt katastrofik mbi popujt më të varfër të botës. Aktivistët e ngrohjes globale thonë se nuk bën keq të kesh kujdes. Sipas tyre edhe nëse teoria e ngrohjes globale është e gabuar, duhen marrë masa ekstreme për të zvogëluar prodhimin e CO2, që sido që të jetë puna, ne të jemi të sigurt. Parimi i masave paraprake është një bishë shumë interesante. Ai përdoret për të promovuar një agjendë të caktuar ideologjike. Ai përdoret gjithnjë vetëm në një drejtim. Ai flet për rreziqet e përdorimit të një teknologjie të caktuar. Për shembull, burimet fosile, por kurrë nuk flet për rreziqet e mos përdorimit të tyre. Ai nuk flet kurrë për fitimet e kësaj teknologjie. Dy milardë në botë nuk kanë elektricitet, në vend të kësaj ata duhet të djegin drutë apo të tharat e kafshëve, brenda shtëpive të tyre. Tymi që zjarri prodhon ëshët forma më vdekjeprurëse e ndotjes në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 4 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin çdo vit nga sëmundjet e frymëmarrjes të shkaktuara nga tymi brenda banesave. Nëse do t’i kërkosh një banori të zonave rurale, të përkufizojë zhvillimin, ai do të thotë se do të ketë arritur një nivel më lartë, kur të ketë elektricitet. Mungesa e elektricitetit krijon një zinxhirë të gjatë problemesh. Gjëja e parë që të mungon është drita. Prandaj ata duhet të flenë më herët. Nëse nuk ka dritë nuk ka arsye për të ndenjur zgjuar. Nuk mund të flasësh me njerëzit në errësirë. Mungesa e frigoriferëve do të thotë se ushqimi nuk mund të mbahet. Zjarret në kasolle apo shtëpi bëjnë shumë tym dhe harxhojnë shumë dru, i cili përdoret për tu ngrohur. Nuk ka ujë të ngrohtë. Perëndimorët nuk mund të imagjinojnë se sa është e vështirë jeta pa elektricitet. Jetëgjatësia e njerëzve, që jetojnë në kushte të tilla është shumë e shkurtër. Ekzistenca e tyre është e varfër në çdo drejtim. Afrika ka qymyrguri dhe naftë, por grupet ambientaliste po bëjën fushatë kundër përdorimit të këtyre burimeve të lira të energjisë. Ata thonë se në vend të tyre, Afrika duhet të përdorë energjinë diellore dhe atë të erës. Një zyrtar kenian i shëndetit publik, tregon se në një klinikë e cila i shërben disa fshatrave, kanë disa pajisje elektrike si llambat dhe frigoriferi, të vetmet këto. Ku frigoriferi përdoret për të mbajtur vaksinat, ilaqet dhe kampionët e gjakut. Elektriciteti sigurohet nga dy panele diellore. Ai thotë:”Çfarë mund të kryejë paneli diellor? Ndriçimin. Çfarë ndodh kur ndez dritën, frigoriferin apo diçka tjetër njëkohësisht? Atëherë bie alarmi.” Panelet diellore bëjnë të mundur që doktor Samuel Muangin të përdor ose dritat ose frigoriferin. Jo të dyja njëkohësisht. Nëse e bën këtë nuk ka më elektricitet. Energjia diellore dhe ajo e erës nuk janë të besueshme si burime elektriciteti, dhe janë të pakta tri herë më të kushtueshme se sa format e zakonshme të prodhimit të tij. Pyetja është sa njerëz në Europë, sa njerëz në SHBA përdorin këtë lloj energjie? Sa kushton kjo? Nëse është e shtrenjtë për europianët dhe nëse është e shtrenjtë për amerikanët, nuk ka kuptim që kjo të diskutohet për afrikanët e varfër. Vendet e pasur mund të përballojnë eksperimentet luksoze për format tjera energjie, por afrikanët akoma janë në stadin e mbijetesës. Për ish-ambientalistin Pol Drizen, ideja që njerëzit më të varfër të botës duhet të detyrohen të përdorin format më të kushtueshme dhe më të padobishme të prodhimit të energjisë elektrike është aspekti më i pështirë nga pikëpamja morale i fushatës për ngrohjen globale. Ai thotë:”Më lejoni të them diçka shumë të qartë. Nëse ne i themi botës së tretë që mund të përdorin vetëm energjinë diellore dhe atë të erës, Atëherë në të vërtetë jemi duke u thënë se ata kurrë nuk do të kenë elektricitet.” Kur takojmë ambientalistë perëndimorë të cilët na thojnë se duhet të përdorim energjinë diellore dhe atë të erës, habitemi. Sepse sfida jonë është të industrializojmë Afrikën. Nuk e kuptoj se si një panel diellor mund t’i jap energji industrisë së çelikut! Nuk e kuptoj se si një panel diellor do t’i jap energji hekurudhave! Por, paneli diellor mbase mund të ndezë një radio. Një gjë vërtetë është e qartë nga e gjithë ky debati ambientalistë. Dikush kërkon të vrasë ëndrrën afrikane dhe ëndrra afrikane është zhvillimi. Na është thënë të mos prekim burimet tona, të mos prekim naftën tonë dhe të mos prekim qymyrgurin tonë. Kjo është vetëvrasje. Lëvizja ambientaliste është shndërruar në forcën më të madhe që ndalon zhvillimin në vendet në zhvillim. Mendoj se është e drejtë t’i quaj ‘anti-njerëzor’. Nuk kemi pse të mendojmë se njerëzit janë më të mirë se sa balenat apo se shpendët. Por, nuk është ide e mirë që të mendosh se njerëzit janë plehra. Nuk mund të lësh miliona njerëz të verbohen apo të vdesin. Këtë unë nuk e pranoj. Teoria e ‘ngrohjes globale’ ka hedhur rrënjë të thella. Zërat që e kundërshtonin këtë janë heshtur me mjaft efikasitet. Kjo teori duket e pathyeshme. Duket se nu shqetësohet nga asnjë provë kundër saj. Pavarësisht se sa e fortë mund të jetë kjo provë. Alarmi i ‘ngrohjes globale’ ka kapërcyer çdo arsye. Do të ketë gjithmonë njerëz që do të besojnë gjithnjë se ky është fundi i botës. Sidomos kur shkencëtari më i mirë në Britani thotë se deri në fund të shekullit i vetmi vend i banueshëm në tokë do të jetë Antarktika. Njerëzimi do të mbijetoj falë disa çifteve që do të shtojnë racën në Antarktikë. Kjo është qesharake. Në fakt do të ishte qesharake, po të mos ishte kaq e trishtueshme. Vetëdija ekologjike mbi këtë teori shpifëse arrihet duke e kundërshtuar në veprimin lokalisht por mendimin globalisht.
Punoi: Jeton Berisha