0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Historia e Ibrahimit alejhi selam kur e hodhen ne zjarr

Më të lexuarat

Ibrahimi alejhi ue selem, miku i Mëshiruesit, babai i pejgambereve të Allahut, ai që kishte shumë takime me Xhibrilin, Mikailin dhe me melekë të tjerë alejhi ue selem gjatë jetes së tij.

Këtu do ta përmendim rastin kur populli i tij e kishte vendosur që ta djegin, sepse ai kishte refuzuar që t’i adhuroje statujat dhe idhujt e tyre dhe ai i kishte ftuar ata që ta adhurojnë Allahun, Një e të Vetëm dhe ata thanë:

“… Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues! Dhe deshën t’i ngrinin një kurth, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.” (Es-Safat, 97-98)

Tregimi rreth Ibrahimit alejhi ue selam, rreth popullit të tij dhe thirrja e tij që ta adhurojnë Allahun Një e të Vetëm gjenden në disa sure të Kuranit dhe pjesë të këtyre tregimeve e përpunojnë atë që e ka dashur populli i tij me të dhe që ka bërë me të, ndërsa më parë do ta përmendim atë që flitet në suren El-Enbija.

Allahu thotë: “Në të vërtetë, Ne e udhëzuam Ibrahimin në rrugë të drejtë qysh më parë dhe e njihnim atë (se ishte i aftë për këtë gjë). Kur ai i tha të atit dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?” Ata thanë: “Baballarët tanë i adhuronin këta.” (Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju dhe baballarët tuaj keni qenë në humbje të qartë.” Ata thanë: “A po na sjell të Vërtetën apo je nga ata që tallen?” Ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Është Ai që i ka krijuar ato, ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë. (Betohem) për Allahun, se do t’i flak idhujt tuaj, posa të largoheni ju!” Dhe i bëri ata copa-copa, përveç idhullit të tyre më të madh, ashtu që ata t’i drejtoheshin atij. Disa thanë: “Kush i bëri kështu zotat tanë? Me të vërtetë, ai është keqbërës!” Të tjerët u përgjigjën: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte, quhej Ibrahim.” “Atëher silleni atë para syve të botës, që ata të dëshmojnë” – thane ata. Ata e pyetën: “Ti i bëre kështu zotat tanë, o Ibrahim Ai tha: “Jo! Këtë e ka bërë ky i madhi i tyre. Pyesni ata nëse flasin!” Atëherë ata i thirrën mendjes dhe i thane njëri-tjetrit: “Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërësit.” Pastaj ulën kokat dhe i thanë: “Sigurisht që ti e di, se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Mos vallë, ju adhuroni në vend te Allahut gjëra që nuk mund t’ju sjellin kurrfarë dobie e dëmi?! Mjerë ju dhe mjerë ata që ju i adhuroni në vend te Allahut! A nuk arsyetoni?!” Ata thirrën: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!” Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” Ata deshën ta lëndonin, por Ne i bëmë të dështonin.” (ElJ Enbija, 51-70)

Allahu në suren Esh-Shuara thotë: “Tregoju atyre historinë e Ibrahimit, kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju? Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”. Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni? A mund t’ju sjellin dobi apo dëm?” U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”. Ai tha: “A keni menduar mirë mbi çfarë keni adhuruar, si ju, ashtu edhe të parët tuaj të lashtë? Në të vërtetë, ata janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botëve, i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë); i Cili më ushqen dhe më jep të pi; i Cili, kur sëmurem, më shëron; i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë; dhe i Cili, shpresoj se do të m’i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit! O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët!” (Esh-Shuara, 69-83)

Ndërsa në suren El-En’am, Allahu xheleshenuhu thotë: “Dhe kështu, Ne ia treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të Tokës, që ai të bëhej nga ata që besojnë vendosmërisht. Kur ra nata, ai pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti” Por, kur perëndoi ylli, ai tha: “Nuk i dua ata që perendojne”. Kur pa Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im, pastaj ajo perëndoi, ai tha: “Nëse Zoti im nuk me udhezon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njëri nga te humburit”. Kur vërejti Diellin duke lindur, ai klithi” Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt qe ju ia shoqëroni Allahut në adhurim.Unë e kthej fytyren time nga Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qene besimtar i vërtetë dhe nuk jam nga idhujtarët”! Dhe,populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Doni të polemizoni me mua për Allahun, ndërkohë që Ai më ka udhëzuar rrugën e drejtë?! Unë nuk i kam frikë idhujt tuaj, sepse po të dojë Zoti im, ato mund të më lëndojnë. Zoti im, me dijeninë e vet ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni ju ? E si të frikësohem nga zotat tuaj të rremë, ndërkohë qe ju nuk keni frikë t’i shoqëroni Allahut idhuj, për të cilet Ai nuk ju ka zbritur kurrfarë argumenti?! Cili nga ne e meriton të jetë i sigurt? Më thoni, nëse njihni të vërtetën! ‘Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar. Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë ke të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë i Gjithëdijshëm.” (El-En’am, 75-83)

Ata kishin mbledhur drunj nëpër të gjitha vendet e mundshme, derisa e kishin gërryer një gropë të madhe e te thellë. Pastaj, në atë vrimë i kishin futur ata drunj dhe i kishin ndezur dhe flaka kishte dalë, shkëndijat ngriheshin lartë. Pastaj, Ibrahitnin alejhi ue selem e kishin vendosur në katapultë të lidhur me litarë, ndërsa ai thoshte e përsëriste: “Nuk ka zot përveç Teje, qofsh i lavdëruar Ti, Ty të takon falënderimi, Ty të takon mbretëria dhe Ti nuk ke shok.”

Kur deshën që ta digjnin në atë zjarr, Ibrahimi alejhi ue se-lem tha: “Hasbijallahu ve ni’amel- Vekil” Më mjafton mua Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai.”

Ebu Ja’la ka thënë se u kishte treguar Ebu Hisham Er- Rufaiu prej Is’hak Ibën Sulejmanit, ai prej Ebu Xhafer Er- Raziut, ky prej Asim Ibën Ebu En-Nuxhudit, ai prej Ebu Salihut, ky prej Ebu Hurejres se kishte thënë se si i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kishte thënë: “Ibrahimi kur ishte gjuajtur në zjarr, ai kishte thënë: ‘O Zot, me të vërtetë Ti je i vetmi në qiell, ndërsa unë jam i vetmi në Tokë që të adhuron.”

Po ashtu, transmetohet prej gjeneratave të para se Xhibrili alejhi ue selem iu kishte paraqitur Ibrahimit alejhi ue se-lem në ajër dhe i kishte thënë: “O Ibrahim, a ke nevojë për diçka?”

Ai ishte përgjigjur: “Sa për ty, asgjë.”

Transmetohet prej Ibën Abasit dhe Seid Ibën Xhubi ji il se kishte thënë: “Meleku i shiut filloi të flas: ‘Kur do të me jepet urdhri që ta lëshoj shiun?!’ Mirëpo, urdhri i Allahut xheleshenuhu ishte më i shpejtë: “Ne thamë: “O zjarr, bëhu ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (El-Enbija, 69)

Es-Sudi ka thënë: “Me të po ashtu ishte edhe meleku i freskimit, ndërsa Ibrahimi alejhi ue selem ishte në vrime.Rreth tij ishte zjarri, kurse ai ishte në një livadh të gjthe njerëzit e shikonin të pafuqishëm për t’iu afruar. Po ashtu as ai nuk ka mundur që t’u dalë atyre.”

Transmetohet prej Ebu Hurejres radiAllahu anhu se kishte thënë: “Fjalët më të mira janë fjalët, të cilat i ka thënë babai i Ibrahimit kur e kishte parë djalin e tij në atë gjendje: “Sa i mrekullueshëm është Zoti yt o Ibrahim.”

Zjarri nuk kishte djegur asgjë, përveç litarët me të cilët ai ishte i lidhur, kurse Dahaku thotë se transmetohet se Xhibrili alejhi ue selem ishte me të dhe ia kishte fshirë djersën në fytyrën e tij.

Atë ditë, askush prej banorëve të Tokës nuk kishte mundur ta përdorë zjarrin, sepse çdo zjarr kishte menduar se urdhri i Allahut i është drejtuar atij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit