1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hipertensioni, ilaçet më të efektshme nëse pihen para gjumit

Më të lexuarat

Përpiqeni të kontrolloni tensionin? Pirja e ilaçeve çdo ditë mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve apo goditjeve, por studiuesit sugjerojnë se marrja e medikamenteve para gjumit i dyfishon benefitet.

Kjo, sipas një studimi të publikuar në “European Heart Journal”.

Mjekët shpesh u thonë pacientëve të masin tensionin në mëngjes.

Por, ekspertët janë të mendimit se kjo nuk është praktika më e mirë.

Një ekip studiuesish mori në shqyrtim 19 mijë pacientë spanjollë përgjatë 6 viteve. Të gjithë ata merrnin ilaçe për tensionin.

Gjysma e tyre i pinin në mëngjes e të tjerët para gjumit.

Ata zbuluan se personat që i merrnin në mbrëmje ishin gati 50% më pak të presidispozuar për të vdekur nga problemet e zemrës.

Rreziku për infarkt apo ishemi ishte më i reduktuar.

Më shumë studime nevojiten për të konfirmuar rezultatet, por ekspertët thonë se zbulimet janë premtuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit