0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hillary udhëheq luftën amerikane për Arktikun

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton sot ishte në veri të rrethit Polar, në rajonin i cili do të mund të bëhet një arenë e re e luftës ndërkombëtare për lëndët e para. Udhëtimi i Hillary Clinton në qytetin verior norvegjez i Tromso është vizita e saj e dytë në atë zonë brenda një viti. Clinton solli mesazh të bashkëpunimit në njërin nga kufijtë e fundit të botës të rezervave të paprekura të naftës, gazit dhe mineraleve, duke nënvizuar rëndësinë në rritje të Polit të Veriut, ndërsa shkrirja e shtresës së akullit përshpejton hapjen e rrugëve të reja detare, qasje në pasurinë e peshkut dhe mundëson shpimet hulumtuese në fundin e oqeanit.

SHBA-të dhe vende të tjera buzë Oqeanit të ngrirë po përpiqen të bashkëpunojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale dhe të parandalojnë ndotjen të cilën e shkakton zhvillimi.

“Nga pikëpamja strategjike, Arktikut i shtohet rëndësia gjeopolitike, derisa vendet konkurrojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të zgjeruar ndikimin”, tha Hillary Clinton në Oslo, kryeqytetin norvegjez.

Qeveritë duhet të “arrijnë marrëveshje lidhur me rregullat e Arktikut, në mënyrë që zhvillimi i tyre të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm në aspektin ekologjik”.

SHBA-ja dhe fqinjët e tjerë të Polit të Veriut shpresojnë se do të shmangun konfliktin në garën për lëndën e parë. Zyrtarët thonë se shanset janë më të mira se pesë vjet më parë kur Rusia, duke e vendosur flamurin kombëtar nga titaniumi në fundin e oqeanit, ka parashtruar kërkesën për dominimin e saj në Arktik dhe ndaj rezervat e atjeshme të naftës, të cilat vlerësohen në 9 mijë miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin kërkesën e Rusisë dhe, së bashku me Danimarkën, Norvegjinë dhe Kanadën, kanë interesin e vet, kurse kompanitë nga “Exxon Mobil” dhe “Royal DAC Shell” duan që sa më parë të veprojnë. Kina gjithashtu mban në sy rajonin polar.

Moska deri diku ka lehtësuar tensionet duke premtuar se kërkesat do t’i bëjnë përmes një procesi të pranuar në Kombet e Bashkuara. Por, Uashingtoni ende nuk ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982, e cila rregullon përdorimin e oqeaneve për qëllime ushtarake, transport dhe minerale.

Konventës i janë bashkangjitur 160 vende, kurse administrata e Obamas kërkon ratifikim të ri në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Refuzimi i ratifikimit do të thoshte se SHBA-ja mund të përjashtohet nga ndarja e presë.

Duke u angazhuar për ratifikim, Hillary Clinton javën e kaluar i tha Senatit se Konventa do t’i mundësojë SHBA-së të fitojnë të drejtat në naftë dhe gaz në 600 milje (1.000 km) brenda të Polit të Veriut.

Ngrohja në Arktik është për të paktën dy herë më e shpejtë se kudo tjetër në Tokë, duke kërcënuar me ngritjen e nivelit të deteve në gjithë botën për një metër e gjysmë në këtë shekull dhe që për një çerek të rrit ndotjen gjatë dekadës së ardhshme. Këto ndryshime jo vetëm që do të rrezikojnë kafshët polare dhe vendasit, por edhe ishujt dhe bregdetet e oqeaneve dhe deteve, nga Florida deri në Bangladesh.

Por, evropianët në këtë mënyrë gjejnë rrugë të reja detare drejt Kinës, të paktën gjatë verës, për 40 për qind më të shkurtra nga të tanishme, përmes Detit Mesdhe dhe Kanalit të Suezit dhe tutje në Oqeanin Indian. Edhe kalimi veriperëndimor përmes Grenlandës dhe Kanadas ndjeshëm mund të përshpejtojë transportin e mallrave midis portit kryesore holandez të Roterdamit dhe portit në Kaliforni.

Këshilla i Arktikut, nga tetë vende, i cili formohet në Tromso, shpreson se do të udhëheq me mundësitë e reja në mënyrë të përgjegjshme. Hillary Clinton të premten u bëri thirrje qeverive që të fillojnë të bashkëpunojnë. Përveç kësaj, ata tani përpiqe të bëjnë planet e përbashkëta për parandalimin e derdhjeve të naftës dhe ndotjes tjetër të Polit të Veriut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit