5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Higjiena orale islame, 14 shekuj e vjetër

Më të lexuarat

Kur lexojmë për jetën e profetit Muhamed (a.s), e kuptojmë se ai i jepte një rëndësi shumë të madhe pastërtisë, e poashtu higjienës orale. Në hadithet e transmetuara thuhet se ai kanë thënë se: “Pastërtia është gjysma e besimit..” dhe se “Islami është pastërti.”, një nga aspektet e pastërtisë, së cilës ai i kushtoi shumë rëndësi, ishte higjiena orale, pra kujdesi ndaj pastërtisë së dhëmbëve dhe gojës. Kur shokët e tij e përshkruanin Profetin (a.s) thoshin se dhëmbët e tij dukeshin si perla, ishin të pastra, të bardha dhe shkëlqyese.

Ai i pastronte dhëmbët me misvak që kryesisht janë rrënjë të buta të pemës se Arakut (emri shkencor: Salvadora persica) por edhe degët e pemës se Ullirit dhe Urxhunit (lloj kërpudhe, emri shkencor: Podaxis), e të ngjashme si këto, qe nuk thërrmohen dhe që nuk e lëndojnë gojën. Ai thoshte se në misvaku i pastron dhe i zbardhon dhëmbët, i forcon rrënjët e tyre dhe e ëmbëlson frymëmarrjen. Ai tregonte edhe teknika të larjes së dhëmbëve që më pas janë vërtetuar edhe shkencëtaresh. Thoshte se pastrimi duhet bërë duke përdorur lëvizjet rrethore, lëvizje gjysmë-hëne, nga ana e djathtë në anën e majtë, me lëvizje rrethore nuk dëmtohet smalti (shtresa mbrojtëse e dhëmbëve) dhe nuk dëmtohen mishrat, poashtu kjo teknikë i largon më së miri mbetjet dhe papastërtitë.

Profeti Muhamed (a.s) kishte thënë: “Sikur të mos ishte e vështirë për besimtarët, do t’i urdhëroja që t’i pastrojnë dhëmbët me misvak para çdo namazi.” Që i bie pesë herë në ditë. Transmetohet se ai i pastronte shumë shpesh dhëmbët, çdo mëngjes dhe çdo herë para se të flinte, kur ai zgjohej natën, i fërkonte dhëmbët me misvak, merrte abdes dhe falte namaz nate.

Për mua është e pakuptimtë, që në ditët e sotme, shoqëria jonë, të ketë një higjienë të dobët orale dhe sëmundje të shumta të dhëmbëve dhe mishrave afër tyre (gingivat) që vijnë si pasojë e mos mbajtjes së higjienës së duhur orale. Andaj duhet kushtuar më shumë kujdes higjienës së gojës sepse nga mosmbajtja e saj vijnë shumë sëmundje si orale poashtu edhe trupore.

Pastrimi i dhëmbëve nuk duhet të bëhet vetëm sa për sy e faqe, ai duhet të bëhet me përkushtim, të zgjatë rreth 5 minuta dhe të kujdesemi që të përfshihen gjitha sipërfaqet e dhëmbëve dhe në fund të pastrohet edhe gjuha. Brusha nuk duhet të lëvizet horizontalisht, por në mënyrë rrotative. Edhe pastrimi me penj interdentare ka shumë rëndësi sepse ajo arrin në zonat ku brusha nuk arrin. Pastrimi duhet të bëhet pas çdo vakti ose minimumi në mëngjes dhe para gjumit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit