Të ruash higjienën e gojës nuk do të thotë vetëm paraqitje estetike e jashtme por edhe kontribuim në mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
Buzëqeshja, luan rol të rëndësishëm në komunikimin midis personave. Por jo gjithmonë dimë se çfarë është e shëndetshme dhe e këshillueshme për të pasur një gojë sa më të pastër dhe pa probleme.
Për stomatologen Renata Pulja shkaktarët themelorë të problemeve të gojës dhe të dhëmbëve janë: higjiena jo e mirë e saj, ushqimi jo i përshtatshëm, streset si dhe ulja e imunitetit të organizmit.
“Fatkeqësisht konstatohet, se njerëzit i nënvlerësojnë këto aspekte gjatë aktivitetit të tyre ditor Ndoshta kjo ndodh për shkak të ngutjes për në punë, ngarkesës së punëve në familje por edhe mund të ndodhë për arsye të mosnjohjes apo mosdijes të faktorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve tanë”, thotë Pulja.
Kontrolli
Kontrolli periodik tek mjeku stomatolog është shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve dhe higjienën orale. Rekomandohet që një kontroll vjetor, është i mjaftueshëm për të realizuar qëllimin.
Këshilla
Kunjat e drurit duhet të mos përdoren sepse janë shkaktarë të dëmtimit të mishrave të dhëmbëve dhe të dhëmbëve. Duhet kuptuar se fija dentare është e shëndetshme për ambientin e gojës, dhe eliminon mbetjet ushqimore midis dhëmbëve si shkaktarë të formimit të pllakave./dritaislame/kohaislame