1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Hidrocentrali, a do të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë – Serbi?

Më të lexuarat

Liqenin artificial i Ujmanit (Gazivodës), hidrocentrali si dhe trafostacioni në “Vallaç”, janë ndër pasuritë më të mëdha që ka Kosova.
Aktualisht në këtë hidrocentral në veri prodhohen 35 megavat energji elektrike.

Liqeni i Ujmanit Hidrocentrali dhe Trafostacioni në Valaç kontrollohen nga Serbia përkatësisht nga Rrjeti Elektrik Serb. Në bazë të çmimit të tregut të energjisë, Kosova humb afërsisht 6 milionë euro në vit.
Prej pasluftës në katër komunat veriore operon EPS-i i njohur si Elektroekonomia e Serbisë ose Elektro Privreda Serbije.

Kohës së fundit mediet në Serbi kanë paralajmëruar se pjesë e negociatave do të jenë Liqeni i Ujmanit, Hidrocentrali, dhe trafostacioni në Vallaç, raporton RTK.
Serbia vazhdimisht ka tentuar t’i bëjë pjesë të negociatave në Bruksel, liqenin e Ujmanit, Hidrocentralin dhe Trafostacionin në Vallaç duke kërkuar që ne veri të Kosovës të ketë distributor të veçantë të energjisë.

Më herët Serbia kishte propozuar, që “Elektroprivreda Srbije” (Elektroekonomia e Serbisë) të formojë një kompani të re – “Elektrokosmet” ose “Elektrosever”, që do të merrej me shitjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe që do të kontrollonte “Gazivodën” (liqenin dhe hidrocentralin) dhe “Vallaçin”.

Pala serbe ka kërkuar që me Liqenin e Ujmanit Hidrocentralin dhe trafosacionin në Vallaç ta qeverisin serbët e veriut si dhe këto pasuri t’i kalojnë nën qeverisje asociacionit të komunave serbe.
RTK ka pritur një javë të marrë përgjigje nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës duke filluar nga Kryeministri Isa Mustafa, këshilltarët e tij, ministrja për dialog Edita Tahiri, Blerand Stavileci, se a do të jenë pjesë e dialogut Liqeni i Ujmanit, Hidrocentrali dhe Trafostacioni në Vallaq, por nuk kanë marrë përgjigje.

Ky televizion po ashtu ka kontaktuar edhe me përfaqësuesit e KEDS-it të cilët tashmë kanë blerë rrjetin elektrik në Kosovë, se kur do të shtrihen në veri, ata përmes postes elektronike thanë se për këtë duhet pyetur po ashtu Qeveria e Kosovës.kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit