Kafeja është pija ‘magjike’ me të cilën nisin ditën një pjesë e madhe njerëzish. Por, ajo bëhet akoma më e dobishme për shëndetin kur kombinohet edhe me përbërës të tjerë po kaq të mirë. Shafrani i Indisë është një ndër përbërësit që shkon shumë kur hidhet te kafeja.
Ky kombinim është perfekt për të luftuar inflamacionin.
Inflamacioni kronik lidhet me problemet që variojnë nga artriti, Alzheimer-i, diabeti deri në rënien e flokëve. Në fakt, inflamacioni i pakontrolluar luan një rol të madh në pothuajse çdo sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe madje edhe depresionin.
Ndaj, kur bëhet fjalë për luftimin ndaj inflamacionin, kjo është përzierja e cila e shmang atë në mënyrë perfekte. Mjafton të shtoni pak shafran Indie kur të përgatisni kafenë dhe pijeni atë si normalisht. Kurkumini që gjendet te shafrani ka veti antioksiduese, antivirale dhe antiinflamatore./shije